I shpallur në kërkim ndërkombëtarë, ekstremisti Luigj Marku kalon Rinasin pa probleme!

Në kohën kur muslimanëve u ndalohen protestat dhe së fundmi po arrestohen nëpër shtëpi ekstremisti katolik i shpallur në kërkim ndërkombëtare duket se nuk i ka këto probleme me shtetin islamofob të Edi Ramës.

Në korrik të vitit 2022, autoritetet shqiptare shpallën në kërkim ndërkombëtar shtetasin Luigj Marku pas videove banale me fyerje e ofendime që ai publikonte në rrjetet sociale shoqëruar me mesazhe radikale e ekstremiste.

Asokohe, Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kërkuan ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e Markut, i cili akuzohej për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Por pavarësisht këtij alarmi ndërkombëtar, arrestimi i ekstremistit Marku është pezulluar dhe ai ka hyrë lehtësisht në Shqipëri.

Raportohet se më 30 dhjetor, Luigj Marku ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet Pikës Kufitare të Rinasit, në aeroportin “Nënë Tereza” konfirmuar nga burime brenda në aeroport. Marku ka hyrë në Shqipëri pa asnjë lloj problemi pasi arrestimi dhe shpallja e tij në kërkim janë pezulluar në sistemin TIMS nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat e pezullimit të një vendimi të tillë për një ekstremist si Luigj Marku. /joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne