Pas shkrimit ekstremist te Josif Papagjonit kunder Islamit, Turqise dhe Arabise ka ardhur edhe reagimi i pare i hoxhe Justinian Topullit, ish kreut te Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise dhe njerit prej autoriteteve fetare me te rendesishme ne vend. Ne nje postim ne Facebook, imam Topulli ka denoncuar sulmin e Papagjonit me komentin me poshte:
STOP!
Laikët e ndryshëm ekstrem ose jo, ateistë ose jo, me pushtet ose jo, nuk mundet të na mësojnë neve fenë dhe Islamin, dhe as nuk mundet të na e interpretojnë ne atë, ashtu siç iu pëlqen atyre. Ata mund ta urrejnë fenë në përgjithësi dhe Islamin në veçanti, mund edhe ta ndalojnë e luftojnë atë, mundet edhe të na vrasin e burgosin, mund të bëjnë shumë gjëra, siç kanë bërë paraardhësit e tyre komunistë, por nuk mundet kurrsesi të bëhen për ne, hoxhallarë e klerikë, për të na treguar neve fenë, se cila është ajo.
Se çfarë është tolerancë në Islam dhe çfarë jo, se çfarë është ekstremizëm dhe çfarë jo, këtë na e mëson vetë feja jonë dhe kurrsesi njerëz që nuk i përkasin asaj. As duam t’ia dimë për interpretimet dhe gjykimet tuaja ndaj nesh, sepse nuk jeni ju që na përcaktoni ne se çfarë jemi, dhe as ju kemi referencë ju, aspak, por ne kemi referencë fjalën e Zotit dhe të të Dërguarit të Tij.
Ky është muslimani i vërtetë, ndërsa ai që ju ka juve referencë, nuk ka lidhje me Islamin dhe muslimanët, por është mish i huaj në trupin e tyre.
Atyre që iu pëlqen ta shohin këtë -me syrin e laikëve- si deklaratë “ekstremisti”, as nuk na e ndjen fare për ta, sepse Allahu është me të vërtetët dhe jo me hipokritët dhe ata që shesin parimet dhe normat e Islamit për t’iu pëlqyer të tjerëve.
Shkrimi i islamofobit Josif Papagjoni ka shkaktuar reaksion te madh brenda komunitetit musliman ne Shqiperi, Kosove dhe Maqeconi.
Ne ditet ne vijim priten reagime te forta nga besimtaret muslimane dhe ngelet te shihet nese regjimi i Edi Rames do shkarkoje Papagjonit nga ofiqet zyrtare qe ky grek ekstremist ka bere kunder komunitetit musliman shqiptar ne shkrimin e tij te fundit. / Impakt