Imam Justinian Topulli jep fetva per rrezimin e Edi Rames

Hoxhë Justinian Topulli

Ky njeri, që kur ka ardhur në pushtet, qeveris përmes aktrimit publik. Rama, më shumë se piktor është aktor i lindur, një magjistar i fjalës, që të hedh trutë e gomarit dhe të bën për vete, herë me sinqeritetin e tij, e herë me hipokrizinë, herë me elokuencën dhe herë me komikun, një njeri që është i aftë të qajë e të qeshë, të bëjë cinikun dhe seriozin në të njëjtën kohë, një tragjikomik par exellance.
Është pikërisht aftësia e tij aktoriale ajo që e mban në pushtet, duke “i mahnitur” si kundërshtarët, ashtu edhe ithtarët, ndërkohë që i gjithë ky aktrim mbulon blozën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kapur nga një tufë hajdutësh dhe të fortësh, të cilët vjedhin dhe rrënojnë përditë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ky njeri është ai që mburret me paturpësinë e lakuriqësisë së tij, duke normalizuar mëkatin dhe në fund bën edhe moralistin fetar, duke na cituar librat e shenjtë!
Ky është mjerimi i shqiptarëve!
Ky, jo vetëm që është gjynah të votohet, por është obligim të rrëzohet nga pushteti.

/mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne