Imami i Qabesë në hutben e xhumasë u lut për Palestinën dhe xhaminë Al-Aksa

Imami i Qabesë, Shejh Salih bin Humejd, u lut për popullin palestinez dhe xhaminë Al-Aksa nën sulmet izraelite në hutben (predikimin) e tij të xhumasë. Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Arabisë Saudite “Al-Ihbariyye”, imami i Qabesë, Shejh Humejd tërhoqi vëmendjen për sulmet e vazhdueshme izraelite kundër popullit palestinez që nga 7 tetori 2023 në hutben e tij të xhumasë.

Ai u lut për palestinezët që u ekspozuan ndaj sulmeve izraelite duke thënë: “O Allah, mbroji vëllezërit tanë në Palestinë, shëroji plagët e tyre, liroji ata që janë robër. O Allah, shëro të sëmurët e vëllezërve tanë palestinezë, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoji dëshmorët e tyre”.

Shejh Humejd u lut edhe për xhaminë Al-Aksa, ku Izraeli ka kryer bastisje dhe ka vendosur kufizime që nga dita kur filloi sulmet në Rripin e Gazës. “O Allah, çliroje xhaminë Al-Aksa nga pushtuesit uzurpues, ngrije nivelin dhe forcoje themelin e saj”. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 38.345 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 88.295 persona u plagosën./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne