Shqiperia

Infektohet me COVID-19 një mjek tek Urgjenca e Traumës, i gjithë stafi kërkon bërjen e testit

COVID-19 vijon përhapjen me shpejtësi. Sot është konfirmuar një rast i ri brenda spitaleve.

Sipas informacioneve një mjek që punon tek Spitali i Traumës është infektuar me koronavirus. Mjekut të urgjencës i është marrë tamponi dhe ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv këtij rasti, i gjithë stafi mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve, pasi edhe më herët pozitive me COVID-19 ka rezultuar një infermiere./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA