Investigimi i RAI 3/ Partia Demokratike do të zhvillojë protestë ditën e enjte para Kuvendit

Partia Demokratike ka thirru një protestë ditën e enjte para Kuvendit, e cila do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

Lajmi konfirmohet nga burime të mediave pranë selisë blu, teksa tubimi qytetar pritet të nisë në orën 10:00.

Mësohet se vendimi për protestën është marrë pas dokumentareve të publikuara nga emisioni “Report” në televizionin shtetëror italian RAI, ku u nxorën fakte dhe dëshmi që lidhnin qeverinë dhe drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama me korrupsionin dhe grupet kriminale.

Deputetët do të zhvillojnë debat brenda seancës plenare për këtë çështje, ndërsa jashtë do të mbahet protesta e demokratëve./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne