Isa Myzyraj shpërthen: Media shqiptare të blera nga Izraeli, propagandë për të mbuluar krimet në Gaza

Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar ashpër pas publikimit të disa reportazheve dhe turit të organizuar për disa media dhe gazetarë shqiptarë në Izrael. Sipas tij, pjesëmarrja e tyre në vizita të sponsorizuara nga shteti izraelit përbën një akt të qartë propagande dhe një përpjekje për të paraqitur vetëm narrativën e palës izraelite, në një moment kur Gaza përballet me katastrofë humanitare dhe izolim total mediatik.

Reagimi i plotë i Myzyraj

“Disa media shqiptare janë sponsorizuar nga Izraeli për të udhëtuar dhe për të bërë reportazhe në Shtetin e Izraelit. Kjo është forma klasike e propagandës, e cila ka si synim të paraqesë vetëm njërën anë të historisë, atë të agresorit.

Në Gaza deri më tani janë vrarë rreth 70.000 persona, 31% dyshohet se janë fëmijë dhe rreth 250 gazetarë.

Prej nisjes së luftës Izraeli nuk lejon asnjë gazetar të futet në Gaza dhe të tregojë realitetin atje. Palestinezët që kanë mbuluar luftën për llogari të mediave anembanë botës janë vrarë e masakruar.

Reportazhet do ishin krejt OK nëse mediat shqiptare do çonin grupet e tyre në mënyrë të pavarur në Izrael.

Por sponsorizimi nga Izraeli është PROPAGANDË.”

Myzyraj: Në Gaza nuk ka transparencë, vetëm heshtje e detyruar

Gazetari vë në dukje se, ndërkohë që mediat shqiptare marrin pjesë në ture të financuara, në Gaza asnjë media ndërkombëtare nuk lejohet të hyjë, duke e bërë të pamundur raportimin e pavarur. Ai thekson se qindra gazetarë palestinezë janë vrarë gjatë konflikteve, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias.

Sipas Myzyraj, mediat shqiptare do të kishin të drejtë të raportonin nga Izraeli vetëm nëse udhëtimet e tyre do të ishin të pavarura dhe të financuara nga vetë redaksitë. Në të kundërt, çdo material që prodhohet nën sponsorizim shtetëror është i njëanshëm dhe i kontrolluar./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne