Ish-ministrja izraelite: Largimi i plotë i 2 milionë banorëve, “zgjidhja” e situatës në Gaza

Ish-ministrja izraelite e Drejtësisë, Ayelet Shaked ka deklaruar se “zgjidhja” e situatës në Rripin e Gazës është largimi i plotë i mbi 2 milionë banorëve palestinezë. Duke folur në televizionin izraelit “Channel 13”, Shaked tha se qyteti Khan Younis, i vendosur në jug të Rripit të Gazës, do të shndërrohet në një “fushë futbolli” me ndihmën e Zotit dhe ushtrisë izraelite.

Sipas saj, Izraeli duhet të “përfitojë nga shkatërrimi që ne do t’i bëjmë”, duke argumentuar se secili prej vendeve të tjera duhet të marrin përgjithmonë nga “20 mijë ose 50 mijë” prej banorëve palestinezë të Gazës për të liruar plotësisht zonën. Duke përmendur largimin e mëparshëm të rreth 500 mijë të rinjve në vitet e fundit, Shaked theksoi se Izraeli duhet të përfitojë nga shkatërrimi aktual në Gaza.

“Neve na duhet që 2 milionë të largohen. Kjo është zgjidhja për Gazën”, tha ajo, duke shtuar se vendet e tjera duhet “të mbajnë mbi supe barrën në mënyrë që t’i lejojnë ata (popullin e Gazës) të largohen”.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë mbi 14.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne