Ish-presidenti Trump përsërit deklaratën tij se “do të dëbojë emigrantët” nëse rizgjidhet

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim që zhvilloi në Nevada në kuadër të fushatës së zgjedhjeve ka përsëritur edhe njëherë premtimin e tij për të dëbuar nga vendi emigrantët nëse rizgjidhet.

Sipas lajmit të CNN, Trump bëri deklarata lidhur me emigrantët gjatë fushatës së tij zgjedhore në Nevada.

Emigrantët kanë “pushtuar SHBA-në” theksoi Trump, i cili përsëriti premtimin e tij se nëse rizgjidhet, emigrantët do t‘i nënshtrohen praktikës “më të madhe të deportimit në historinë e vendit”.

Duke nënvizuar se politikat lidhur me emigrantët do të zgjerohen, Trump u shpreh se “Një pjesë e madhe e forcave federale të zbatimit të ligjit do të transferohen në njësitë lidhur me emigracionin, ndërsa një pjesë e forcave jashtë vendit do të tërhiqen në kufirin jugor”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne