ISIS konfirmon vdekjen e Abu Bekr Al-Baghdadit

Grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate, konfirmoi vdekjen e Abu Bekr Al-Baghdadit, liderit të grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve IRIB duke cituar kanalin televiziv Al-Sumerija News, njoftoi se grupi terrorist ISIS sot (të martën) ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka konfirmuar vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadit dhe ka deklaruar se së shpejti do të shpallë khalifin e ri. Ky burim irakian gjithashtu ka thënë se deri ditë më parë ishte ndaluar çfarëdo lloj bisede në lidhje me vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadit në rajonin Tel Afar, prandaj parashikohej se së shpejti do të konfirmohet vrasje e tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne