Islami i Pastër dhe Islami “amerikan”

Nga Gëzim Katuçi

Dje ministri i Jashtëm Zionist i Emirateve, Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, deklaroi se gjatë muajit të Ramazanit ai dhe bashkëpunëtorët e tij “do të luten për suksesin” e Presidentit amerikan Donald Trump.

Sa per dijeni Emiratet e Bashkuara Arabe jame vendi me i deislamizuar në lindjen e mesme .
Po çfarë eshte islami amerikan?

Imam Khomeini, që nga fundi i viteve ’70, paralajmëroi kundër të ashtuquajturit “Islam amerikan”.

Ndersa udheheqësi aktual i Revolucionit, Seyyed Ali Khamenei, në mesazhin e tij vjetor drejtuar pelegrinëve, në vitin 2013, nga ana e tij paralajmëronte:

“Një çështje e rëndësishme dhe prioritare është ajo e qasjes inteligjente që duhet të marrin muslimanët në botën islame ndaj Islamit të Pastër të Muhamedit dhe ‘Islamit amerikan’, duke shmangur gabimin dhe ngatërrimin e tyre mes vete, si dhe duke paralajmëruar edhe të tjerët që të mos e bëjnë këtë. Khomeini ishte personi i parë që u përpoq të diferencojë këto dy kategori dhe t’i fusë në leksikun politik të botës islame. Islami i Pastër është Islami i qetësisë dhe i spiritualitetit, Islami i drejtësisë dhe i qeverisjes popullore, dhe Islami i ‘të ashpërve me jobesimtarët dhe të mëshirshmëve mes tyre’ (Kurani i Shenjtë, 48:29).

‘Islami amerikan’ është ai që vesh rrobat islame për t’u shërbyer të huajve dhe armiqve të Ummetit Islam. Një ‘Islam’ që ushqen zjarrin e përçarjes mes myslimanëve; që në vend që të mbështetet në Premtimin Hyjnor, mbështetet te armiqtë e Zotit; që në vend që të luftojë sionizmin dhe Arrogancën, lufton vëllezërit myslimanë; që bashkohet me Amerikën arrogante kundër vetë kombeve të tij ose kundër kombeve të tjera, nuk është Islam. Përkundrazi, bëhet fjalë për një formë hipokrizie të rrezikshme dhe të dëmshme kundër së cilës çdo mysliman i vërtetë duhet të luftojë.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne