Islamofobët shqiptarë festojnë me ambasadoren Izraelite genocidin në Gaza

Disa islamofobë, njerëz publikë në Shqipëri kanë festuar me ambasadoren islamofobe Izraelite në Tiranë, Galit Peleg genocidin që qeveria e saj po bën kundër popullit palestinez.

Ish- deputetja e PS Valentina Leskaj, Deputeti i PD Tritan Shehu, ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, Gazetari Alban Dudushi dhe gruaja e tij Bieta Sulo, janë disa nga personat që i janë bashkuar festës për masakrën izraelite kundër muslimanëve në Gaza.

Burime për GazetaImpakt bëjnë me dije se
gjatë ceremonisë, Ambasadorja Islamofobe Peleg u ka folur të ftuarve mbi 100 pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Gaza dhe u lut për kthimin e tyre në shtëpi.

Por Islamofobja Peleg nuk u ka folur shqiptarëve islamofobë për mijëra viktimat e genocidit Izraelit në Palestinë, shumica e të cilëve janë fëmijë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne