Hamasi mesazh ushtrisë izraelite pasi gjeti një tunel në Gaza: “Erdhët vonë, misioni është kryer”

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam publikuan një video me mesazhin “Jeni vonë, misioni është kryer” për forcat izraelite që e gjetën një tunel në Gaza. Videoja e publikuar nga llogaria Telegram e Brigadave Kassam shfaqte momentet kur forcat izraelite gjetën një tunel në Gaza.

Videoja përafërsisht një minutëshe fillon me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ushtarët izraelitë që ecin nëpër një tunel në Gaza dhe ushtarët i japin informacion Gallantit. Videoja vazhdon me pamjet e sulmit të quajtur “Tufani i Aksa-së”, i nisur nga rezistenca palestineze më 7 tetor dhe ushtarët izraelitë të kapur.

Në fund të videos vihet në dukje qëllimi i tunelit në veri të Gazës ku në arabisht, hebraisht dhe anglisht është shkruar “Erdhët vonë, misioni është kryer”. Dje ushtria izraelite njoftoi se gjeti një tunel më të gjatë se 4 kilometra dhe me thellësi prej 50 metrash, 400 metra nga porta kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael, në veri të Gazës.

Në deklaratë thuhet se përmes tunelit në fjalë janë kryer sulme ndaj ushtarëve izraelitë dhe se tuneli nuk shtrihej deri në Izrael. Tunelet në Gaza konsiderohen si një nga pengesat më të mëdha për përparimin e ushtrisë izraelite./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne