Gazetarja islamofobe Arbana Xharra ka reaguar me tone tallëse dhe përçmuese ndaj lajmit për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të lexuesit të Kuranit Egzon Ibrahimi, duke nxitur sërish debat për qëndrimet e saj të vazhdueshme ndaj Islamit dhe figurave fetare myslimane.
Në reagimin e saj, Xharra shkruan se “askush nuk udhëton deri në Amerikë thjesht për të lexu Kuran”, ndërsa e lidh çështjen me “agjenda ideologjike” dhe “rrjete ndikimi”, duke pretenduar se Kosova ka vuajtur nga radikalizimi fetar. Ajo madje ironizon me frazën: “Kuranin me e recitu në Boston, shihe ti 😆”.
Deklarata është parë si një tjetër shfaqje e islamofobisë dhe paragjykimit ndaj besimtarëve myslimanë, pasi sulmi nuk drejtohet vetëm ndaj një personi konkret, por edhe ndaj praktikimit të fesë islame dhe leximit të Kuranit. Kritikat ndaj Xharrës janë shtuar pasi islamofobia Xharra njihet për urrejtjen qe ka ndaj islamit dhe muslimanëve sidomos për gjuhën përçmuese ndaj një lexuesi të Kuranit, pa u bërë publike asnjë provë konkrete për pretendimet e ngritura prej saj./gazetaimpakt

















