Ismail Hanije: Populli palestinez nuk heq dorë nga Kudsi dhe nga e drejta për kthim

Kreu i zyrës politike të Lëvizjes së rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në një fjalim në Rripin e Gazës, theksoi: “Marshimi i madh i së drejtës për t’u kthyer” është fillimi i kthimit të palestinezëve në të gjithë territorin e Palestinës.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, Ismail Hanije, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), gjatë fjalimit të tij me rastin e ” Marshimit të madh të së drejtës për t’u kthyer” që u mbajt me rastin e ‘Ditës së tokës’ në Rripin e Gazës ka thënë: Populli palestinez sot ka dalë në rrugë për të theksuar në lidhje me të drejtën e tij për kthim dhe i thotë Tumpit që asnjëherë nuk do të heq dorë nga të drejtat e tij. Më 6 dhjetor 2017, Presidenti i SHBA Donald Tramp shpalli Kudsin si kryeqytetin e Izraelit. Hanie shtoi: “Populli palestinez është i bashkuar në lidhje me Kudsin dhe të drejtën për t’u kthyer dhe ky marshim është fillimi i një kthimi në të gjithë Palestinën”. Palestinezët në Rripin e Gazës sot (e premte) më 30 mars që përkon me Ditën e Tokës, organizuan një tubim paqësor mbi të drejtën e kthimit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne