Izraeli doli me një paralajmërim që banorët të evakuoheshin, shpërthime masive në Bejrut gjatë natës

Në Bejrut të Libanit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e shkuar. Ky shpërthim vjen pak kohë pasi Izraeli paralajmëroi njerëzit në rrethinat jugore të qytetit që të evakuoheshin.

Mediat e huaja raportojnë se në kryeqytetin libanez janë të dëgjuar të paktën 6 shpërthime. Një prej tyre siç tregojnë edhe imazhet është i përmasave të mëdha.

Shpërthimet vijnë pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli gjatë gjithë ditës në Bejrut. Edhe Hezbollahu ka lëshuar me dhjetëra raketa në veri të Izraelit./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne