Izraeli ka vrarë 40 fëmijë palestinezë që nga fillimi i vitit 2023

Lëvizja Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Fëmijëve me bazë në Gjenevë raportoi se Izraeli ka vrarë 40 fëmijë palestinezë që nga fillimi i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Ayid Abu Katish, një nga zyrtarët e Degës Palestineze të Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka bërë një deklaratë për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA duke raportuar per numrin.

Duke kujtuar se 17-vjeçari palestinez, Remzi Fethi Hamid, i cili u plagos vdiq në spital mëngjesin e sotëm,

Abu Katish deklaroi se gjatë kësaj kohe forcat izraelite ose kolonët hebrenj vranë 33 fëmijë në Bregun Perëndimor dhe 7 fëmijë në Rripin e bllokuar të Gazës.

Ai gjithashtu tha se autoritetet izraelite aktualisht po mbajnë 160 fëmijë palestinezë të burgosur.

Viti i kaluar ishte viti më vdekjeprurës për palestinezët që nga viti 2005, me të paktën 231 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor. Kjo përfshinte rreth 40 fëmijë dhe 12 gra palestineze, duke përfshirë gazetaren  Amerikane Palestineze te Al Jazeeras , Shireen Abu Akleh.

Gratë palestineze  vuajnë shume nga mungesa e stabilitetit dhe stresi psikologjik, duke përfshirë frikën , gjumin e ndërprerë dhe ndjenjën e ankthit dhe të pambrojtur, si rezultat i arrestimeve dhe vrasjeve gjatë bastisjeve të përditshme nga ushtria izraelite.

Gratë dhe fëmijët nuk janë të përjashtuar nga këto arrestime. Lëshimi i gazit lotsjellës në kampe tmerron gratë dhe fëmijët e mbyllur në hapësira të mbushura me njerëz. Efektet e gazit lotsjellës  çojnë në vështirësi në frymëmarrje ndërsa efektet afatgjata mund të përfshijnë astmën dhe abortet.

Duke theksuar se mosndëshkimi për krimet do të thotë një dritë jeshile për kolonët hebrenj dhe ushtrine pushtuese izraelite për të vrarë fëmijët palestinezë. Abu Katish tha se sulmet nga kolonët hebrenj që rezultuan në vdekjen e fëmijëve mbeten gjithmonë të pandëshkuar./AA/Actionaid

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne