Zyrtarja e lartë franceze: Partia gjermane AfD paraqet “rrezik për stabilitetin evropian

Sekretarja franceze e Shtetit për Evropën, Laurence Boone, tha se partia politike gjermane e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është një “rrezik për stabilitetin evropian”, transmeton Anadolu.

AfD është “themeluar në urrejtje” ndaj të tjerëve, tha Laurence Boone për transmetuesin francez LCI, teksa fajësoi partinë gjermane se është pro-ruse dhe kundër Ukrainës.

Boone theksoi se AfD është fytyra e pambuluar dhe radikale e së djathtës ekstreme evropiane dhe po kërkon të shkatërrojë BE-në duke mos pasur ndonjë projekt alternativ.

Sipas mediave gjermane, partia AfD e cilësoi BE-në si një “projekt të dështuar” gjatë një kongresi të mbajtur në fundjavë.

Delegatët e partisë votuan në favor të një programi që premtonte të reformonte “supershtetin e BE”, duke i dhënë fund kontrollit burokratik të Brukselit dhe duke forcuar rolin e parlamenteve kombëtare.

Figurat kryesore të partisë kanë kritikuar prej kohësh qëndrimin e kancelarit Olaf Scholz për luftën Rusi-Ukrainë, kanë kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë, si dhe kanë argumentuar se përfundimi i importeve të energjisë nga Rusia ishte kundër interesave kombëtare të Gjermanisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne