Izraeli nën sulmin më të madh nga Libani që nga fillimi i luftës në Gaza

Izraeli njoftoi të enjten se ka përjetuar sulmin më të madh nga Libani që nga përshkallëzimi i konfliktit në Gaza në fillim të muajit të kaluar.

Rreth 50 predha ranë në qytetet e Galilesë së Epërme, që është bombardimi më i madh në veri të Izraelit, sipas Radios së Ushtrisë Izraelite.

Në qytetet izraelite pranë kufirit libanez u aktivizuan sirenat, ndërsa u vërejtën goditje të drejtpërdrejta në shtëpitë në zonën Manara, por pa viktima.

Gjithashtu sipas raportit, “dy raketa antitank goditën një shtyllë ndriçimi në zonën e Galilee Panhandle. Nuk pati viktima, por pati dëme”.

Ndërkohë, Hezbollahu libanez tha se kishte shënjestruar dy togje këmbësorie të ushtarëve izraelitë në veri të Izraelit.

Grupi tha se togjet e synuara ishin në zonat Dhayra dhe Jal al-Alam.

Hezbollahu tha gjithashtu se ka shënjestruar bazën ushtarake izraelite Ein Zeitim me 48 raketa “Katyusha” në qytetin verior të Izraelit, Safed./Aa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne