Izraeli shpall Shqiperine vend te rrezikshem: keshillon cifutet ti qendrojne larg Tiranes

Te trembur nga urrejtja dhe protestat globale qe po kryen ane e kend globit kunder gjenocidit qe Izraeli po kryen ne Palestine, Keshilli i Sigurise Kombetare te shtetit izraelit ka leshuar alarm dhe ngritur nivelin e vigjelences në 80 vende për shtetasit izraelit.

“Që nga fillimi i luftës, ne kemi identifikuar përpjekje të shtuara nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, duke përfshirë fraksionet e Hamasit dhe Xhihadit Global, për të dëmtuar objektivat izraelitë dhe hebrenj në mbarë botën,” tha Keshilli i Sigurise Izraelite në një deklaratë per mediat.

“Në të njëjtën kohë, ka një rritje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme të nxitjeve, tentativave për sulme dhe manifestimeve të antisemitizmit në shumë vende,” thote deklarata.

Harta globale ku zonat e kuqe tregojne rrezik per qytetaret izraelite si pasoje e krimeve qe Izraeli po kryen ne Palestine

“Ne nuk mund të themi mos shko, ajo që mund të themi është se izraelitët duhet ta mendojnë se ku shkojnë,” tha një zyrtar i NSC.
Ekziston një nivel i paprecedentë i dhunës së mundshme qoftë për shkak të tentativave terroriste ose rritjes së antisemitizmit dhe ata që udhëtojnë duhet ta marrin parasysh këtë, tha zyrtari.

Mbi 80% e paralajmërimeve të reja të kërcënimit pasqyruan një rritje fillestare të rrezikut në vendet e Nivelit 1, ku “këshillohen masat paraprake bazë, në nivelin 2, ku udhëtarët duhet të marrin “masa të shtuara paraprake”.
Vendet e mëdha perëndimore jane klasifikuar si shqetesuese: Mbretëria e Bashkuar dhe Australia ishin në atë listë, si dhe 17 vende në kontinentin evropian si Gjermania, Franca, Suedia dhe Holanda.

Izraeli klasifikon Shqiperine si vend qe duhet evituar nga izraelitet

Vendet ku ekzistonte një kërcënim më serioz si Afrika e Jugut, Eritrea, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani dhe Turkmenistani jane ngritur në një kërcënim të Nivelit 3, i cili rekomandon marrjen në konsideratë vetëm të udhëtimeve thelbësore. Regjimi i Izraelit ka futur edhe Shqiperine ne listen e vendeve me kercenim te Nivelit 3 nga vende te Nivelit 1. Regjimi i Izraelit dhe ambasadorja e tyre sllave Galit Peleg, mesa duket jane trembur nga protestat e qytetareve shqiptare te javeve te fundit te cilet kane kerkuar dhenien fund te aparteidit dhe gjenocidit zionist kunder civileve ne Palestine.

Zionistet qe tashme kuptojne urrejtjen globale qe ata kane shkaktuar me masakrat kunder palestinezeve i kane kerkuar qytetareve te tyre qe te shtyjne per nje kohe tjeter udhetimin për ne vendet e Lindjes së Mesme, si dhe ato që kufizohen meë Iranin dhe disa vende myslimane në Azi.

Izraelitët duhet të “qëndrojnë larg demonstratave dhe protestave”, thuhet ne njoftim. Udhëtarët duhet gjithashtu të kontrollojnë ngjarjet aktuale në vendin e tyre të destinacionit për të parë nëse ka aktivitet anti-izraelit ose anti-hebre, edhe për vendet që konsiderohen kryesisht të sigurta. Pasi të dalin nga vendi, udhëtarët duhet “të shmangin ekspozimin e simboleve izraelite dhe cifute, dhe tubime të mëdha të zyrtarëve izraelitë dhe cifute”.

Qyetaret izraelite që udhëtojnë jashte vendit duhet të mbajnë me vete informacionin e kontaktit të ambasadës ose konsullatës, si dhe shërbimet e urgjencës, thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Jashtme.

Klasifikimi me i fundem i Shqiperise si nje vend i rrezikut 3, eshte nje lajm i mire per besimtaret muslimane dhe te krishtere shqiptare te cilet kane mbushur sheshet e Tiranes ne javet e kaluara me protestues kunder zionizmit. Regjimi filo-zionist i Edi Rames dhe kercenimet qe policia e antiterrorit kane bere kunder besimtareve musliman dhe te krishtere, burgosjet e qytetareve shqiptare nga SPAK-u dhe antiterrori per postimet e tyre ne Facebook kunder Izraelit dhe pro-Palestines, pezullimi me shantazhe policore i protestave per Palestinen nga policia e shtetit etj, nuk kane arritur te ulin urrejtjen popullore ne Shqiperi kunder krimeve te Tel Avivit dhe as te trembin shqiptaret dhe nenshtrojne ata ndaj Izraelit. Mbetet te shihet sesi policia e Alban Dautajt, Bashkim Lamnices dhe Taulant Balles do te perballen me kete lajm interesant qe i vjen muslimaneve shqiptare nga Keshilli i Sigurise Kombetare te Izraelit. /gazetaimpakt/jpost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne