Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, dhjetëra të palestinezë të vrarë

Dhjetëra palestinezë, mes tyre fëmijë dhe gra, humbën jetën nga bombardimet e fundit të Izraelit ndaj Gazës. Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan dy shtëpi të familjeve Al-Najjar dhe Hadar në Rrugën e Vjetër të Gazës në veri të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Dhjetëra palestinezë, mes tyre fëmijë dhe gra, humbën jetën në sulmin e avionëve pushtues në një shtëpi në kampin e refugjatëve Jabalia. Ndërsa dhjetëra njerëz u plagosën nga bombardimet, shumë njerëz mbetën të bllokuar nën rrënoja. Një i ri palestinez u qëllua dhe u vra brenda shtëpisë së tij nga një snajper izraelit në rajonin Tel ez-Zater në veri të Gazës.

Anijet luftarake izraelite bombarduan gjithashtu qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës. Sulme u kryen edhe në pjesët lindore të qytetit të Khan Younis në jug të Gazës. Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me numrin e përgjithshëm të të vrarëve dhe të plagosurve në sulme, në të cilat janë dëmtuar shumë shtëpi dhe ndërtesa, si dhe institucione publike.

Mungesë uji dhe ushqimi në spitalin e rrethuar

Ndërkohë, në spitalin Kemal Advan, i cili është nën rrethim prej tetë ditësh, ka mungesë të madhe uji dhe ushqimi, ndërsa ushtria izraelite ka shkatërruar plotësisht pjesën jugore të spitalit. Siç njoftohet, në spital ushtarët izraelitë po shtypin dhe keqtrajtojnë personelin mjekësor, ndërsa 12 foshnja mbahen ende në inkubatorë pa lëndët e nevojshme e ushqyese.

Forcat izraelite kishin bastisur më parë shumicën e spitaleve në Gaza dhe në veri të saj, duke keqtrajtuar personelin mjekësor, njerëzit e zhvendosur, pacientët dhe të plagosurit, dhe duke ndaluar 34 punonjës mjekësorë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne