Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, të paktën 47 palestinezë të vrarë gjatë bombardimit të shtëpive civile

Të paktën 47 palestinezë janë vrarë sot në sulmet ajrore izraelite që synonin shtëpitë në qytetin Jabalia dhe kampin e refugjatëve Deir Al-Balah në Rripin e Gazës, raporton media palestineze. “35 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën të dielën gjatë një bombardimi izraelit në një shtëpi në qytetin Jabalia në veri të Rripit të Gazës”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Wafa.

Të paktën 90 të tjerë u plagosën dhe shumë të tjerë janë ende nën rrënoja, thanë burimet lokal.“Aeroplanët luftarakë izraelitë shënjestruan gjithashtu një shtëpi në kampin e refugjatëve Deir al-Balah në mes të Rripit të Gazës, duke vrarë rreth 12 qytetarë dhe duke plagosur dhjetëra, shumica e të cilëve tashmë ishin të zhvendosur”, raportoi gjithashtu agjencia.

Në një sulm tjetër, artileria izraelite gjuajti një predhë të pashpërthyer në oborrin e Spitalit Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, duke plagosur të paktën dy të rinj, shtoi agjencia.

Marina izraelite bombardoi gjithashtu disa zona në veri të Khan Younisit dhe bregun perëndimor të tij, tha Wafa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne