Izraeli vijon sulmet, ministri i Jashtëm i Kinës: Mbështesim Palestinën për anëtarësimin në OKB

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka deklaruar se Pekini mbështet Palestinën në rrugëtimin që të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara. Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore kineze “The Paper”.

Në një konferencë për shtyp me Ministrin e Jashtëm indonezian, Wang tha se lufta e Izraelit në Gaza kishte krijuar një fatkeqësi humanitare dhe një armëpushim i pakushtëzuar duhet të zbatohet menjëherë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë të premten për kërkesën e Palestinës për anëtarësim të plotë në OKB, një lëvizje që SHBA – aleati më i vendosur i Izraelit – pritet ta bllokojë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne