Izraeli vrau 1.070 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët e fundit

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur me 1.070 në 10 ditët e fundit, duke arritur në 29.410. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen prej 139 ditësh.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në 24 orët e fundit thuhet se 97 persona u vranë dhe 132 u plagosën.

Sipas kësaj, Izraeli vrau 1.070 palestinezë në Gaza në 10 ditët e fundit. Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 29.410 ndërsa numri i të plagosurve në 69.465.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne