Historiani Olsi Jazexhi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se mes Iranit dhe Izraelit po shohim një luftë shkatërrimtare, që nëse i kalon kufijtë dhe SHBA sulmon Tehranin, ai do të kundërpërgjigjet. Sipas Jazexhiut Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Qipro, Turqi, Arabinë Saudite, dhe një nga bazat në target është edhe kampi i Manzës në Shqipëri. Sa i takon raportimit
“Ne s’e dimë kush është grupi Homeland Justice. Në mediat shqiptare është spekuluar që janë iranianë. Mund të jenë iranianë, izraelitë, vet muxhahedinët, që i bëjnë këto gjëra. Megjithatë grupi që i ka lëshuar këto mesazhe synon të lëshojë një mesazh politik ndaj Tiranës. Netanjahu po përdor gjithë grupet terroriste, muxhahedinët, grupet kurde, terroristët e Al-Kaedës, ku po mundohet të ndërtojë një kolonë të pestë brenda Iranit, pasi Irani është duke e goditur rëndë Izraelin. Në këtë momente Irani ka shkatërruar 1/3 e Tel Avivit.
Amerikanët po refuzojnë të futen në luftë. Muxhahedinët janë një organizatë terroriste që Shqipëria i mori dhe i lejoi të ndërtojnë një kamp paraushtarak në Manzë të Durrësit. Për sa kohë s’kemi provë që hakerimin e bashkisë e kanë bërë iranianët s’mund të spekulojmë. Megjithatë situata është shumë kritike, sepse në këtë moment ajo lufta e ftohtë që nga 79’ kur ndodhi Revolucioni Islamik, tashmë është kthyer në luftë të nxehtë mes Iranit dhe Izraelit.
Po shohim një luftë shkatërrimtare, që nëse i kalon kufijtë e këtyre dy shteteve, ku SHBA dhe Britanikët do sulmojnë Iranin, Irani do kundërpërgjigjet, duke përfshirë nga bazat amerikane që rrethojnë Iranin në Qipro, Turqi, Arabinë Saudite, dhe medoemos një nga bazat që iranianët do sulmojnë është edhe baza terroriste e muxhahedinëve të Manzës.
Faj shumë të madh ka qeveria e kryeministrit Rama, që ka pranuar ta kthejë Shqipërinë si Afganistani në 2001, ku talebanët strehuan Al-Kaedën, që u sulmua SHBA. Presidenti Trump po refuzon të hyjë në luftë, ngaqë ai e di që duke goditur Iranin, Irani do të djegë gjithë Lindjen e Mesme dhe me shumë probabilitet do të sulmojë edhe Manzën, ku është baza e muxhahedinëve, dhe lufta do të kthehet në një luftë rajonale, dhe do të përfshijë vende rajonale si Shqipëria, që janë pjesë e NATO-s, të cilën jam i sigurt që amerikanët s’do ta mbrojnë, as regjimin e Ramës dhe as muxhahedinët e Manzës”./mcntv