Jorida Tabaku dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit

Deklarata e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundër sulmeve me raketa të regjimit iranian ndaj vendeve të Gjirit ka ndezur një valë reagimesh dhe kritikash.

Në reagimin e saj, Tabaku i cilëson sulmet si “akte të papranueshme terrori dhe lufte”, duke theksuar se Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të shteteve të Gjirit për paqe dhe stabilitet. Ajo shpreh solidaritet me shqiptarët që punojnë në këto vende, me popujt arabë dhe me popullin iranian që, sipas saj, aspiron liri dhe dinjitet.

Por nën postimin e saj janë shfaqur komente të shumta kritike. Një qytetar shkruan: “Po ata që vrasin fëmijë në Palestinë e Iran dhe që e nisin luftën të parët çfarë keni për të thënë?”

Një tjetër komentues thekson: “Sa shtete kanë probleme me demokracinë e nuk sulmohen. Irani mund të ketë probleme të brendshme për pushtet, por ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e territorit.”

Ka pasur edhe komente që e cilësojnë reagimin si të njëanshëm dhe me standarde të dyfishta në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare.

Politikanët shqiptarë janë rreshtusr hapur në krah të shtetit zionist izraelit në përplasjet në rajon, ndërsa mungon çdo reagim i qartë për situatën humanitare në Gaza. Heshtja për Gazën është një qëndrim i njëanshëm dhe selektiv në raport me konfliktet në Lindjen e Mesme./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

1 thought on “Jorida Tabaku dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne