KËRKESA E ALBIN KURTIT PËR ZHBËRJEN E OPOZITËS, ËSHTË KËRKESË PËR TOTALITARIZËM DHE DIKTATURË

Rexhep/Elezaj

Në fjalën e tij të martën, me 28 prill 2026, 25 minuta para se të skadoi afati i zgjedhjes së presidentit, i mbushur plotë nervozë dhe mllef për dështimin e tij të radhës, Albin Kurti, mbajti një fjalim mjaft skandaloz dhe destruktiv me ton dhe përmbajtje puro staliniste dhe anti-kushtetues, e që në një shtet ligjorë ku sundon ligji dhe drejtësia, pas atij fjalimi kërcënues do duhej të merrej menjëherë në pyetje nga organet e sigurisë së shtetit.

Ja se çfarë deklaroi, ndër të tjera, duke gjuajtur gurë e cunga ndaj opozitës;

“Këto subjekte (PDK, LDK, AAK) janë të së kaluarës, të zanatit të vjetër, janë subjekte të plakura, të lodhura dhe të dërrmuara, të cilat po përpiqen që karakterin e tyre ta bartin edhe në popull, duke e pamundësuar funksionimin demokratik të institucioneve. Dhe ajo çfarë qartazi i ka brengosur më së shumti (opozitën), është fakti që kur na u tha se nuk mund ta keni edhe presidentin, Glauku dhe Mulhaxha u tërhoqën nga kandidatura, erdhën Feridja dhe Hatixheja, dhe ne votuam, Feridja i mori 63 vota, dhe ne praktikisht e kemi presidentin, dhe ajo çfarë nuk ka (Parlamenti), është elementi i konstruktivitetit të opozitës, dhe me 63 vota Kosova e ka presidentin. Feride Rrushiti është e gatshme, dhe është nderë që ajo e pranoi postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Pra, ne kemi president me 63 vota. Por, Kosova për të pasur president të ri, duhet të ketë opozitë të re, opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin e karakterin e ka të vjetër, prandaj edhe janë në rënie të lirë, janë duke rënë vazhdimisht nëpër ciklet elektorale, dhe sa më shumë që mbahen zgjedhje, aq më poshtë po shkojnë, dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin, për besë do të ishin qesharak, sikur të mos ishin të gjorë, krejt do ishin një komedi e bukur, sikur të mos ishte i gjithë ky mjerim politik, po edhe mjerimi politik në fund nuk është ndonjë e zezë e pakapërcyeshme……. Ky është problemi me destruktivitetin e opozitës, edhe të qeshurat e mjerimet kapërcehen, andaj qytetarët duhet ta kenë këtë situatë parasysh, sepse ka deputet totalisht të papërgjegjshëm për popullin e Kosovës dhe republikën tonë. Me zgjedhjen e e Ferides presidente VV-ja ka më shumë pushtet, jo më pak pushtet, sepse liderja e shoqërisë civile është bërë presidente, të cilën siç e dini ju e kanë lavdëruar shumë herë shumë deputet të opozitës, në veçanti Hykmete Bajrami dhe Vlora Çitaku. Ju e keni dëshmuar rolin e deputetit, por me keqardhje nuk mund të them për ata tjerët, ata të opozitës, por besoj dhe shpresoj se votuesit e tyre këtë mungesë të tyre këtu (në Kuvend) do ta shndërrojnë në një mungesë të përhershme të tyre, ashtu që ata të mos kenë më nevojë të bojkotojnë, sepse nuk do munden as të vijnë këtu dhe ta keqpërdorin ulësen duke e lëna të të zbrazët….”..!?

Pra, nga ajo që tha atë natë Albin Kurti, rezulton shumë i qartë konstatimi, se sulmi i tij ndaj opozitës pa prezencën e saj në sallën e Kuvendit, pohimi se Kosova atë natë e ka zgjedhur presidentin me 63 vota pa kuorum prej 80 deputetëve prezent, sidomos kërkesa e qartë për zhbërjen e opozitës dhe moskthimin e saj në Kuvend pas zgjedhjeve të reja, pastaj ngritja në piedestal të partisë vetanake si më e mira, duke mohuar dhe nënçmuar rolin e opozitës, si shtyllë themelore e sistemit demokratik dhe pluralist kudo në Evropë dhe botë, si dhe tentimi skandaloz që ta zgjedhësh presidentin pa kuorum, në kundërshtim të plotë me Nenin 86 të Kushtetutës, etj., ishin pa asnjë dyshim, tentim i hapur për puç institucional dhe rrënim të Rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Sepse, kur një person nga posti i kryeministrit të një vendi kërkon zhbërjen e opozitës, si element konstituiv i Parlamentit, kjo është kërkesë e qartë për përmbysje të rendit shoqërorë dhe demokratik në Kosovë, me synimin e pastër për instalimin e diktaturës bolshevike dhe staliniste, ku i gjithë pushteti do përqendrohej në një shtab të vetëm udhëheqës diktatorial, tipik siç ishte sistemi komunist dikur në Rusi dhe vendet komuniste si në Rumani dhe Shqipëri.

Mirëpo për fat, ishte populli shqiptar i Kosovës ai i cili shpejt e kuptoi këtë skenar dhe pa u hamendur kësaj kaste antikombëtare i dërgoi mesazhin e qartë, se askush nuk guxon të luajë me fatin dhe lirinë e Kosovës, të arritura me lumenj gjaku, ngase Kosova nuk është dhe as kurrë nuk do të jetë pronë e askujt, përveç e popullit heroik shqiptar./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne