Kina akuzon SHBA-në për “dezinformim” për luftërat në Irak, Siri dhe Afganistan

Kina ka mohuar akuzat për dezinformim global, duke akuzuar SHBA-në për përhapjen e gënjeshtrave që kanë shkaktuar konflikte dhe dëme në rajone të ndryshme, përfshirë Irakun, Sirinë dhe Afganistan.

“Vetëm mendoni se cili vend përhap dezinformata për të bërë luftë në Irak, Siri, Afganistan e të tjera, duke rezultuar në humbjen e shumë jetëve, shkatërrimin e ekonomive dhe shtypjen e bashkëpunimit teknologjik”, tha në rrjetet sociale Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Komentet vijnë pasi javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport akuzoi Pekinin për një “shumëllojshmëri metodash mashtruese dhe shtrënguese” për të ndikuar në perceptimin ndërkombëtar të Kinës.

“Kina dhe një numër në rritje vendesh po flasin me të vërtetën për t’iu kundërvënë gënjeshtrave të përhapura nga SHBA-ja, gjë që ka çuar në shqetësime për ndjesinë e SHBA-së së kërcënuar për sa i përket lirisë së fjalës”, shkroi Hua.

“Sikur derisa SHBA-ja ka të drejtë të përhap dezinformata, Kina dhe vendet e tjera nuk kanë të drejtë të thonë të vërtetën dhe të mbrojnë imazhin dhe dinjitetin e tyre kombëtar?”, shtoi ajo./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress