KISHAVE KATOLIKE, ORTODOKSE, EVANGJELISTE DHE SINAGOGAVE JEPINI FUND LOJËS ME QEVERINË E EDI RAMËS PO SHISNI ATDHEUN PËR FENË

Kish fytyrënë mynxyrë,
dhe mënyrënë të ndyrë.

NAIM FRASHËRI
Qerbelaja, 1898

Nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, më 4 qershor 2026

Jepini fund dëmtimit të qëllimshëm të edukimit kombëtar dhe Sistemit Arsimor Publik Shqiptar 

me synimin e përdorimit të Sistemit Arsimor për konvertim të fshehtë fetar të shqiptarëve
Konvertimi i vetëm që duhet të bëjë sistemi arsimor është konvertimi në Bujarë Shqiptarë
Provojuni shqiptarëve se nuk po ndiqni metodën “Qeveria Edi Ramës po bën ca punë të ndyra për ne të krishterët”
e ligjëruar si e moralshme prej Kancelarit Gjerman i cili tha “Izraeli po bën disa punë të ndyra për ne”.

PUNËT E NDYRA ANTIKOMBËTARE TË EDI RAMËS PËR LLOGARI TË KISHAVE

Dëmtoi Rilindjen Kombëtare që shqiptarët të humbin busullën
kombëtare dhe të faleshin te “busulla dhe çorientimi fetar”
Dëmtoi, dobësoi, shthuri Sistemin Arsimor Shqiptar, duke shpopulluar vendin nga shqiptarët. Dëmtimi i Sistemit Arsimor Publik automatikisht i çon nxënësit drejt edukimit fetar.
Hoqi titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin, dhe kanë shtuar dozën e “nderimit fiktiv” të Nënë Terezës, punë anti edukative, antikombëtare, por qartësisht punë “katolike”, “ortodokse”, “evangjeliste”.
Kishat që e kishin në patronazh Qeverinë e Edi Ramës falën (bekuan) korrupsionin, mungesën e ligjit, shpopullimin pikërisht se me anë të këtyre metodave të ndyra, kërkonin të prishnin strukturën fetare të popullsisë, të dëmtonin karakterin dhe virtytet e shqiptarit, vetëm e vetëm që ai të hiqte dorë nga natyra e vet krenare shqiptare dhe të bëhej gati për konvertim. Konvertimi fetar qartësisht ka pasur nevojë për mënyra të ndyra të cilat i ka realizuar Qeveria e Edi Ramës.
Nën patronazhin e kishave katolike, ortodokse, evangjeliste dhe sinagogave, u rrit fetarizimi, u tjetërsua karakteri i shqiptarit dhe Edi Rama me Erion Velinë i dhanë shtysë turpërimit të shqiptarit, sidomos të djemve dhe burrave. Nëse Edi Rama nuk punon për Kishat, (se për myslimanët qartësisht nuk punon) atëherë për kë punon? Nëse nuk punonka as për kishat, çfarë bëjnë faltoret me bashkësitë e tyre fetare?
Qeveria me shkombëtarizimin dhe për pasojë fetarizimin e skajshëm, dhe njëanshmërinë fetare (të krishterë), i hapi udhën ndërhyrjes së huaj perëndim e lindje, duke dobësuar bashkimin kombëtar, harmoninë fetare, duke përçarë shqiptarët në disa nivele e këndvështrime, që të mos gjejë udhën e bashkimit dhe të veprimit kombëtar, por veç udhën fetare në një situatë të ngatërruar fetare që qartësisht çon në konflikt.
Qeveria e Edi Ramës i ndihmon Kishat duke shpërfillur Rilindjen Kombëtare, Poetin Kombëtar, Sistemin Arsimor. sepse këto nuk punojnë për një fe të caktuar, por për sintezën fetare (feja e shqiptarit është shqiptaria) dhe sinteza e feve është më e fuqishme se çdo fe.
Faltoret e Bujarëve Shqiptarë do të ishin më të fuqishme se çdo faltore tjetër sepse ato krijohen nga Sistemi Arsimor Kombëtar Shqiptar, duke u mbështetur pikërisht tek Edukimi dhe Vetëdija Kombëtare në harmoni me Vetëdijen Globale.
Shkollat publike qëllimisht po bëhen laborator të vesit, të karakterit të dobët. Nga kjo fitojnë shkollat fetare.
Për t’i futur ujë anijes shqiptare shkombëtarizuan sektin bektashi, duke i vënë bektashinjtë nën tutelën e Qeverisë së Edi Ramës, të ortodoksëve, dhe nën tundimin antikombëtar të nismës Shtet Bektashi, qartësisht kundër Naim Frashërit, Sami Frashërit dhe të Rilindjes Kombëtare. Ky ishte qartësisht produkt i ndyrë i aleancës së Qeverisë së Edi Ramës me kishat katolike, ortodokse, evangjeliste dhe me sinagogat e Izraelit.
Provojuni shqiptarëve se këto nuk janë të vërteta duke reaguar me komunitetet tuaja kundër një Qeverie qartësisht Antikombëtare. Nga kjo përfiton edukimi kombëtar dhe feja e vërtetë, do të ndriçojnë karakteri dhe virtytet e shqiptarit dhe do të mbizotërojë harmonia e vëllazëria kombëtare.
Edi Rama ju përfaqëson por nuk ju nderon. Vasa, Fishta, Çajupi, Mjeda ju nderojnë por nuk ju përfaqësojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne