Kolonët hebrenj sulmojnë pronat dhe tokat bujqësore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar sulmuan shtëpitë dhe automjetet palestineze në Nablus dhe u vunë flakën tokave bujqësore. Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, pasi një ushtar izraelit u vra në një sulm të armatosur në Bregun Perëndimor, kolonët hebrenj bastisën vendbanimin Jit, në perëndim të qytetit Nablus.

Kolonët sulmuan shtëpitë dhe automjetet e palestinezëve dhe u vunë flakën tokave bujqësore.

Dëshmitarët deklaruan se ushtarët dhe policia izraelite ishin në vendngjarje, por nuk parandaluan sulmet e hebrenjve, dhe theksuan se rruga ishte e mbyllur për kalimin e automjeteve palestineze. Thuhet se është hapur zjarr ndaj një automjeti në lëvizje pranë Einav, një vendbanim ilegal hebre në Bregun Perëndimor, automjeti është përmbysur dhe një ushtar izraelit ka vdekur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne