KONSULLATA MBRETËRORE E SHQIPNIS, VIENË

Shkurtim mbi kolonizimin e Shqipnis me emigranta israelitë nga Gjermanija

Së ndershmes

Ministrisë Mbretërore të Punëve të Jashtme

në Tiranë

Siç dihet, ka ma se nji mot qi Komiteti qendror i emigrantëve israelitë të Gjermanisë në Londër po përpiqet për instalimin e disa mijërave emigranta israelitë të ikun nga Gjermanija në tokë të Shqipnisë.

Duket se mbas vendimit të fundit të dhanun nga qeverija nacjonalsocialiste në mbledhjen e saj të përgjithshme në Nürnberg në shtator të k.v., projekti i kolonizimit të Shqipnisë me elementa israelitë ka marrë tash nji formë konkrete, kurse dy muaj qi marrim nga qarqet e emigrantëve israelitë të Gjermanisë pyetje të ndryshme mbi posibilitetin e imigracionit të tyne në Shqipni si tregtarë dhe industrialë, tue theksue kurdoherë se për këtë qëllim qeverija gjermane i lejon të marrin vete nji pjesë të pasunisë së tyne.

E pamë pra të arsyeshme t’i referojmë asaj së ndershme Ministrije mbi këtë pikë, dhe para se t’u apim interesuemve nji gjegje definitive dëshrojmë ta njohim pikëpamjen e qeverisë s’onë.

Na jemi fare kundra invazionit të Shqipnisë prej israelitëve gjermanë, për arsye se Shqiptari tue mos pasë deri sot në vend të tij israelitë asht prej natyre antisemitë, dhe nuk do qi t’ia vijë çfutit e t’ia marrë prej goje kafshatën e bukës. Asht e vërtetë se israelitë sjellin me vete pasuni dhe luks, po pasunia e tij asht për dam të vendit, sepse historia na tregon se aty vend qi hynë influenca çfute demoralizohet dhe fiton kohe. Nuk mund të bahet pra Shqipnia Palestina e dytë për elementin israelit.

Me nderime të veçanta

Konsulli

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne