Kreu i komitetit të kishave në Palestinë: Izraeli po zbaton planin e gjenocidit kundër popullit tonë në Gaza

Bombardimi i Kishës Ortodokse Greke në Gaza nga ana e Izraelit tregon “synimet e tij për të asgjësuar popullin palestinez”, tha kreu i Komitetit të Lartë për Çështjet e Kishave në Palestinë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare sot herët, Ramzi Khoury “dënoi bombardimet izraelite të ambienteve të Kishës Ortodokse Greke ‘Shën Porfiri’ në Gaza, ku rreth 500 muslimanë dhe të krishterë palestinezë po strehoheshin”.

Ai shtoi se sulmi izraelit kishte në shënjestër ndërtesën e këshillit të kishës.

Deklarata theksoi gjithashtu se “vënia në shënjestër e vendeve të adhurimit përbën një krim lufte dhe ligji ndërkombëtar e bën të qartë se shtëpitë e adhurimit në asnjë rrethanë nuk mund t’u nënshtrohen sulmeve”.

Deklarata gjithashtu vuri në dukje rëndësinë historike të kishës.

“Kisha Shën Porfiri është kisha e tretë më e vjetër në botë, e ndërtuar në vitin 425 të erës sonë dhe e rinovuar më vonë në 1856. Ajo ndodhet vetëm disa metra larg Spitalit Baptist Al-Ahli, ku Izraeli kreu një masakër të tmerrshme të martën, duke rezultuar në vrasjen masive të qindra palestinezëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne