Kreu i OKB-së i “shumë i shqetësuar” për përhapjen e mëtejshme të konfliktit në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është “shumë i shqetësuar” për përhapjen e konfliktit të Gazës dhe u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë “përmbajtjen maksimale” për paqen rajonale. Zëdhënësi Stephane Dujarric tha se teksa armiqësitë midis Izraelit dhe Hamasit dhe grupeve të tjera në Gaza intensifikohen, “Sekretari i Përgjithshëm mbetet shumë i shqetësuar për përhapjen e mëtejshme të këtij konflikti, i cili mund të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin”.

Ai shtoi se sa më gjatë të vazhdojë konflikti në Gaza, aq më i madh është rreziku i përflakjes rajonale, duke pasur parasysh rrezikun e përshkallëzimit dhe llogaritjes së gabuar nga aktorë të shumtë. “Sekretari i Përgjithshëm është gjithnjë e më i shqetësuar për efektet e përhapjes të sulmeve të vazhdueshme nga grupet e armatosura në Irak dhe Siri, si dhe sulmet e Houthi-ve kundër anijeve në Detin e Kuq, të cilat janë përshkallëzuar ditët e fundit, tha Dujarric, duke shtuar:

“Sekretari i Përgjithshëm u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të ndërmarrin hapa urgjent për të shpërshkallëzuar tensionet në rajon”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne