Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi ka publikuar numrin e palestinezëve të vrarë ose të plagosur nga sulmet izraelite.
Që prej fillimit të luftës, që përkon me datën 7 tetor, kanë humbur jetën 21,507 palestinezë, si dhe kanë mbetur të plagosur 55,915 të tjerë. Theksojmë që gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur 187 civilë.
Në lidhje me konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme, vende nga e gjithë bota po përpiqen të arrijnë paqe mes dy vendeve në konflikt./BW