Kryediplomati i BE-së dënon evakuimin e civilëve nga Rafah në “zona të pasigurta”

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka dënuar praktikën e detyrimit të civilëve për t’u evakuuar nga Rafah në zona të pasigurta, duke e quajtur si “të pa tolerueshme”.

Në platformën sociale X, Borrell reagoi lidhur me situatën në Rripin e Gazës jugore, ku Izraeli filloi një sulm tokësor. “Të detyrosh civilët të evakuohen nga Rafah në zona të pasigurta është e pa tolerueshme. Izraeli është i detyruar nga ligji ndërkombëtar për t’u garantuar civilëve siguri. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit që të mos vazhdojë me një operacion tokësor në Rafah. Kjo do të përkeqësonte më tej një krizë tashmë të tmerrshme humanitare”, shkroi Borrell.

Më 7 maj, ushtria izraelite nisi një sulm tokësor në Rafah, duke marrë kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah që lidh Gazën me Egjiptin./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne