Kryediplomatja gjermane pro genocidit në Palestinë: Nuk mbështet thirrjet për armëpushim!

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock nuk ka mbështetur thirrjet për armëpushim në Gaza.  Ajo ka kërkuar që të bëjnë thirrje t‘i japin përgjigje pyetjes se si Izraeli mund të garantojë sigurinë e tij. Islamofobia Baerbock, i bëri këto vlerësime para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në Bruksel.

Lidhur me thirrjet për armëpushim në Gaza, Baerbock tha se “Unë i kuptoj plotësisht thirrjet për një armëpushim të bëra me ndjenjë dhe në një situatë të tmerrshme ku fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm jo vetëm po vuajnë tmerrësisht, por edhe po vdesin. Por thirrje të tilla, nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar që njerëzit të jenë nën garantimin e plotë të sigurisë dhe paqes. Por ata që kërkojnë diçka, duhet t‘i japin përgjigje edhe pyetjeve të tilla se si kërkesa për armëpushim mund të garantojë edhe sigurinë për Izraelin në këtë situatë të tmerrshme”.

Duke tërhequr vëmendjen mbi situatën e pengjeve në duart e Hamasit, Baerbock tha “Çfarë do bëhet me ato pengje dhe kush do ta negociojë këtë situatë ku negociatat për të shpëtuar jetë njerëzish nuk kanë gjasa?”

Baerbock vuri në dukje se ka nevojë edhe për ndërmjetës të besueshëm humanitar. “Ka nevojë për pauza të besueshme që janë jo vetëm të përkohshme por në të njëjtën kohë edhe rajonale. Kemi nevojë për pauza ku mund të arrijmë në të vërtetë tek fëmijët që qëndrojnë mënyrë të heshtur të ulur dhe të pashpresë në rrënojat e shtëpive të tyre në Gaza, për arsye se familjet e tyre kanë mbetur nën rrënoja”, shtoi ajo./gaetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne