Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë diskutuan situatën në Lindjen e Mesme gjatë takimit të tyre në Londër. Në një deklaratë me shkrim të bërë nga një zëdhënës i zyrës së Kryeministrisë, thuhet se Starmer u takua në zyrën e tij në Londër me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Në deklaratë theksohet se liderët vlerësuan situatën në Lindjen e Mesme dhe diskutuan nevojën për një armëpushim në Liban dhe Gaza.
Starmer tërhoqi vëmendjen në situatën shkatërruese humanitare në Gaza, njoftoi deklarata ku më tej thuhet se Kryeministri përsëriti rëndësinë që Izraeli të lejojë Agjencinë OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) të vazhdojë aktivitetet e saj dhe të lejojë më shumë ndihma.
Gjithashtu thuhet se të dy liderët kanë theksuar se situata në Bregun Perëndimor, përfshirë dhunën e izraelitëve që uzurpojnë tokat e palestinezëve nën pushtim është jashtëzakonisht shqetësuese. Ndër të tjera në deklaratë theksohet se liderët ranë dakord që duhet mbështetur një zgjidhje politike për të ndaluar gjakderdhjen në Liban./AA