Edi Rama do te burgosi muslimanet poligamiste; Ermir Gjinishi sulmon imamet, ndersa gylenistet mohojne Kuranin

Pas sulmit të fundit që ka bërë policia e antiterrorit kundër Dervish Hasit, i cili eshte rrembyer dhe burgosur vetem per arsyen pse eshte martuar sipas riteve te fese Islame me nje vajze 16 vjecar, qeveria e kryministrit Edi Rama (i cili me letra ka patur rreth 4 gra deri me sot) është solidarizuar me goditjen ndaj mjekut musliman. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar që do të ndryshojë kodin penal dhe muslimanët do të futen në burg në qoftë se marrin më shumë se një grua. Ky ndryshim mesa duket nuk do të prekë të kaluarën e kryeministrit Edi Rama dhe shumë gratë që ai ka pasur gjatë jetës së tij.

I ftuar ne emisionin e Ylli Rakipit Të Paekspozuarit” në MCN TV nje emision ku ish enveristi Rakipi kishte therritur vetem armiqte e Dervish Hasit, ku mjeku musliman u masakrua pse ishte “martuar” katër herë në Xhami, ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Gjate debatit në emision Ulsiu ka duke deklaruar se do të nisë konsultimi për ndryshimin e Kodit Penal, për klasifikimin e poligamisë si një vepër penale.

“Të gjitha institucionet fetare kanë detyrimin të zbatojnë ligjet e vendit njëlloj si të gjitha entet e tjera publike dhe private, sepse Shqipëria është shtet laik! Kemi bërë gati draftin e Kodit të ri Penal dhe do ta hedhim shumë shpejt për konsultim publik. Poligamia për herë të parë do të ndëshkohet edhe penalisht. Eshtë e ndaluar me ligj por tani do të ndëshkohet edhe penalisht”, tha Manja.

Edhe LGBT-isti, Altin Hazizaj, i ftuar në emision sulmoi muslimanin Dervishi. Ai deklaroi se Prokuroria duhet ta hetonte mjekun edhe për vepra të tjera dhe se ai ka shpërdoruar detyrën dhe e ka mashtruar 14 vjeçaren. Hazizaj kerkoi per sulm shteteror kunder komuniteteve fetare dhe hetim te tyre.

“Më bën përshtypje që Prokuroria nuk ka çuar akuzë penale edhe për vepra të tjera, e para mjeku ka kryer disa veprime që janë të ndëshkueshme nga ligji penal siç është kjo martesa e shtirur. Ai ka qenë mjek, në pozicion zyrtar, e para e ka mashtruar vajzën. Fakti që prindërit ankohen, do të thotë se është mashtruar. Aty ka shpërdorim të pastër të detyrës. Ka ndodhur në të njëjtën klinikë që vajza takonte gjyshen e saj.

Tani kjo puna e martesës. Këta nuk mund të vijnë me ligjin e Arabinë Saudite dhe ti trajtojnë fëmijët si atje. Është e turpshme dhe e papranueshme. Ligji në Shqipëri e ka të qartë. Një adoleshent edhe mund të ketë marrëdhënies seksuale por ka disa kufizime,” shtoi Altin Hazizaj i cili lobon qe djemte e rinj te bejne marredhenie homoseksuale. Hazizaj tregoi edhe per lobimin e organizatave qe ai drejton per ndryshimin e ligjit ne parlament per seksing nga 14 ne 16 vjec.

Ndersa Ermir Gjinishi, nje person i akuzuar ne te kaluaren per vehabizem dhe vrasjen e Sali Tivarit, ish sekretarit te KMSH-se u tregua mjaft i ashpër me imamin që ka bërë “martesën” fetare me 16-vjeçaren me mjekun Dervish Hasi. Gjinishi tha se imami ka bërë një akt martesor jashtë kushteve fetare dhe e ka konsideruar fetarisht të rregulluar dhe ky akt martesor është nul sepse vajza është nën moshë, sepse feja respekton referencat shtetërore. Gjinishi i cili i shpetoi burgut ne vitet 2000 per vrasjen e dyshuar ndaj Sali Tivarit kerkoi qe te perndiqet imami.

Ndersa imami gylenist Elton Karaj, imam në xhaminë e Et’hem Beut, deklaroi se sekti gylenist qe ai perfaqeson, ka dale kunder Kuranit dhe urdherave te Muhamedit a.s. Komuniteti Mysliman nuk i lejon martesat e dyta – tha Karaj – sepse duhet celebrimi për të bërë nikahun në xhami. Kjo është një mënyrë që mund të frenohet. Komuniteti Mysliman ka bërë edhe një qarkore dhe sot kemi patur një mbledhje me myftinjtë dhe të gjithë ata ishin të shqetësuar nga ky rast”-tha Karaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne