Ku janë komunitetet fetare? Ku është Janullatosi?(Video)

At Nikolla Xhufka ka qenë pjesë e protestës pro Palestinezenë Tiranë, ku ka pyetur protestuesit se ku janë  Baba Mondi, hoxhallarët, Janullatosi e shumë të tjerë që nuk e kanë ,bështetur këtë protest dhe I quan bashkëfajtore me Izraelin.

Pjesw nga fjalimi i At Nikolla Xhufka:

Ku është kreu i bektashizmit botëror, Baba Mondi? Ku janë hoxhallarët e Tiranës që dalin nëpër facebook? Ku Dreqin janë. Nuk vijnë se këtu hnuk ka lekë. Ne shqiptarët kemi një veti të keqe, ne harrojmë shumë shpejtë. Kur përmendet camëria dhe genocide i kishër ortodokse greke ne na rrënqethet mishi. Kur përmendet kosova dhe genocide i Kishës Ortodokse Serbe në na rrënqethet mishi. Dhe ata dalin dhe flasin me fjalë të mëdhaja. Ndër kur bëhet fjalë për Palestinënë, duke filluar që nga komunitet fetare që duhet të ishin të parët këtu, por nuk janë, tregon që Janullatus, kreu i Kishës Ortodokse Greke në Shqipëri, Baba Mondi, kreu i bektashizmit Boteror, se ky i kalon skajet, nuk është ky vetëm për Shqipërisë, Kreu i Komunitetit Musliman, që nuk ja di as emin si e ka, Kisha Protestante, kisha katolike ku janë. Pse nuk vijnë?

Mosprezenca e tyre për të mbështetur Palestinën, fëmijët, gratë burrat dhe të moshuarit e vrarë. MOsprezenca e tyre këtu tregon që ata mbështesin vrasjet, ata mbështesin vrasësit dhe kjo është mëse e vërtetë. Lum ai njeri që e di të vërtetën dhe është me të drejtën. Me këtë rast, palestina, besimtarët muslimanë dhe besimtarët e krishterë që janë vrarë atje, janë me të drejtën e zotit dhe Zoti i paftë ata. Zoti i paftë ata që bëjnë genocide në palestinë, ata dhe fëmijët e tyre. Zoti i paftë i paftë edhe këtë zullumqarët fetarë në shqipëri që nuk vijnë të protestojnë. Dhe të gjithë ata janë zgjedhur për të përfaqësuar. Janullatus është zgjedhur për të përfaqësuar besimtaret ortodoksë shqiptarë, por nuk i përfaqëson. Ne nuk jemi grekë, ne jemi shqiptarë të besimeve të ndryshme sepe është individual. Por shpirtin, vetëm Zoti na e ka dhënë jetën dhe vetëm zoti ka të drejtën të na e marri atë. As Izraili, as Janullatos, baba mondi, as gylenistët, që dalin me limuzina e badigardë, ku i gjetën lekët?/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne