Kujt i shërben në të vërtetë shërbimi i detyrueshëm ushtarak sot?

Nga Dritan Goxhaj
Duke nisur që nga samiti i NATO-s në qershor të 2022 në Europë, por kryesisht në Europën Lindore dhe atë Juglindore ku gjendemi edhe ne, pushtetet kanë filluar diku hapur, e diku nëpërmjet kontakteve dhe lidhjeve të tyre me median, të hedhin në treg idenë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Ky koncept është bërë më i hapur duke filluar prej fillimit të 2024 duke e justifikuar këtë si nevojë të domosdoshme, sipas tyre (elitave pushtetare të këtyre vendeve) për “t’i bërë ballë një sulmi të Rusisë ndaj Europës”.
Po vallë a është kjo e vërtetë, dhe çfar fshihet pas gjithë kësaj fushate mediatike dhe politike të këtyre vendeve nëpërmjet debateve publike televizive, dhe politike për rikthimin e këtij shërbimi?
Një shprehje e vjetër thotë “Djalli fshihet në detaje”, ndaj edhe për të kuptuar se kujt i shërben ky debat tashti dhe kjo nxitje drejt këtij shërbimi e shohim pak më gjerë dhe më thellë këtë çështje.
Le ta fillojmë nga më e thjeshta.
Çfar është shërbimi i detyrueshëm ushtarak?
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është një sistem ku qytetarët janë të detyruar ligjërisht të shërbejnë në forcat e armatosura të vendit të tyre për një periudhë të caktuar kohore.
Gjithashtu kjo parasheh që edhe pas këtij shërbimi individi mbetet një rezervist, i detyruar që të marrë pjesë disa ditë në vit në stërvitje të detyrueshme ushtarake, dhe të jetë gjithnji në gadishmëri për t’u paraqitur pranë njësive ushtarake në rast të një thirrje.
Dhe kështu na lind pyetja- Pse na duhet një sistem i tillë?
Shumë, ndër ta kam qënë edhe unë që e kam argumentuar se kjo ka përfitime sociale dhe politike. (Them kamë qënë pasi tashti nuk jamë më, në fund të këtij shkrimi do e kuptoni arsyen pse nuk e mbështes më këtë iniciativë).
Po të shohim Kushtetutën ajo specifikon në mëmënyrë normative se “Forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit, si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues”.
Them në mënyrë normative pasi nuk përcaktohet qartësisht se çfar duhet të bëjë kjo ushtri në të vërtetë. Ka nga ata që do thonë se Ushtria e madhe dhe me shërbim të detyrueshëm ushtarak na duhet për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës, ose vlerat tona (ashtu si thonë amerikanët), ose interesat tona jetike kombëtare, ose edhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjërë.
Dhe këtu lind pyetja: Por cilat janë vlerat që mbron ushtria, dhe si i mbron ajo vlerat tona?
Ose : Nga cilat rreziqe po na mbron ushtria?
Ose : Si e promovon ushtria paqen dhe stabilitetin, kur deri më tashti që pas viteteve 2000 kemi marrë pjesë vetëm nëpër misione pushtuese, të maskuara politikisht si misione paqeje?!
Pamvarësisht se gjithkush do të mundohet të japë një përgjigje këtyre pyetjeve ashtu si atij ja merr mendja dhe si e kupton, pamvarësisht se pothuajse pa përjashtim të gjithë do bëjnë veç komente, pasi askush nuk është në gjendje t’i japi një përgjigje këtyre pyetjeve.
Dhe tashti vimë te detajet për të cilat shkruajta në fillim.
Elitat politike tonat dhe ato Europiane do na thonë se ushtria mbron vlerat europiane.
Po cilat janë këto vlera?!
Do thonë dhe po thonë se do na mbrojë nga rreziku i pushtimit rus, ndaj edhe duhet bërë më e madhe nëpërmjet këtij shërbimi të detyrueshëm.
Dhe për këtë arsye të gjitha këto vende europiane janë angazhuar në një aleancë ushtrake të NATO-s ku gjith rrugëtimi për në këtë aleancë për çdo shtet pas viteve 90, dmth pas prishjes së Paktit të Varshavës ka kaluar nëpërmjet një procesi që në NATO prej vitit 1993 njihet si
Partneriteti për Paqe.
Një koncept ky i propozuar nga administrata Amerikane e kohës së presidentit Bill Klinton dhe e detajuar nga Xhorxh Soros.
Në vitin 1993 Xhorxh Soros publikon një shkrim me titull “”Toward the New World Order: the Future of NATO” – Drejt një Rregulli të Ri Botëror: E ardhmja e NATO-s
Në të shpjegon se “ Misioni fillestar i NATO-s ishte të mbrojtja e botës së lirë kundër perandorisë sovjetike. Nëse NATO ka një mision, ai është të projektojë fuqinë dhe ndikimin e saj në rajon”.
Ndërsa më tutje, duke qënë se tashmë perandoria sovjetike ka rënë dhe nuk ekziston më ai rrezik Xhorxh Soros identifikon rrezikun e ri.
Ai shkruan “ Shoqëritë e mbyllura bazuar në principe nacionaliste konstituajnë një rrezik”.
Dhe disa rrjeshta më poshtë shkruan “ Kërkohet një qasje shumë e ndryshme për të luftuar këtë kërcënim. Ai përfshin ndërtimin e shteteve demokratike dhe shoqëritë e hapura dhe futjen e tyre në një strukturë që përjashton disa lloje sjelljesh. Pjesa e ndërtimit të shoqërisë së hapur është edhe misioni më i rëndësishëm”.
Pra qartësisht problemi për këtë zotërinë qëndron te nacionalizmi dhe shoqëritë dhe shtetet nacionaliste, ndaj edhe më e rëndësishme se vet shteti dhe vet demokracia është ndërtimi i kësaj shoqërie të hapur, ku tashmë që 30 vjet dëgjojmë jo vetëm politikanë të të gjithë spektrik politik jasht e brënda vendit të anatemojnë nacionalizmin, ose siç i referohen patriotizmin, dhe të promovojnë globalizmin e multi-kulturalizmin si vlera të reja europiane të kësaj shoqërie të hapur.
Vlera të cilat pretendohet që do t’i mbrojë kjo ushtri tashi në nevojë edhe më e madhe për shkak të gjoja rrezikut rus sërish.
Por pjesa më e bukur e detajit vjen tashti, dhe kjo besoj do i shërbejë lexuesit ashtu si më shërbeu mua për të kuptuar se në të vërtetë kujt i duhet ky debat i ringritur i shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Po në këtë shkrim të tijin, Xhorxh Soros shkruan diku më poshtë duke shpjeguar përfitimin e hapjes së NATO-s drejt vendeve të Europës Lindore dhe atyre juglindore “Kombinimi i fuqisë punëtore nga Evropa Lindore me aftësinë teknike të NATO-s do të rriste në masë të madhe potencialin ushtarak të Partneritetit, sepse DO TË ZVOGËLONTE RREZIKUN E TË VRARËVE për vendet e NATO-s, që është kufizimi kryesor në gadishmërinë e tyre për të vepruar”.
Pra siç shihet ne duhemi në NATO për shkuar si mish për top në mënyrë që vendet origjinale të NATO-s të mos kenë të vrarë të cilët nuk do të mund t’i justifikojnë dot para popullit të tyre, ndaj më mirë që të vrarët në këtë rast të jenë nga rradhët e vendeve lindore dhe juglindore.
Dhe këtë e vërteton më së miri deklarata e ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës Oleksi Reznikov gjatë samitit të NATO-s në qershor 2022, ku në një intervitë televizive për televizionin shtetëror Ukrainas deklarojë “ Në samitin e NATO-s në Madrid, u përcaktua qartë se gjatë dekadës së ardhëshme kërcënimi kryesor për aleancën do të ishte Federata Ruse. Sot Ukraina po e eleminon atë kërcënim. Ne jemi duke kryer misionin e NATO-s sot. Ata nuk po derdhin gjakun e tyre. Ne po derdhim tonat”.
Qartësisht shihet se Ukraina po bën atë çka Soros pretendon në shkrimin e tij të vitit 1993.
Por në kohën që kjo ese u shkruajt siç edhe e shpjegova më lart Bashkimi Sovjetik ishte prishur dhe nuk përbënte më një problem.
Ndaj edhe nëpëmjet Partneritetit për Paqe u bë shkatërrimi i ushtrive të gjith këtyre vendeve të dala nga Traktati i Varshvës, ku bënim pjesë edhe ne.
Dhe ushtritë u kthyen në një karikaturë, por nuk u mjaftua me kaq por u shkua deri edhe në demilitarizim total.
Tashti që Federata Ruse u fuqizua sërish dhe po tregon se është një superfuëi e re botërore, njërëzve si Soros i duhen sërish ushtri të mëdha për të bërë atë që nuk mundën ta bjënë në vitet 90, ballkanizimin e Rusisë. Dhe tashmë këtë ballkanizim duan ta bëjnë nëpërmjet teorisë së tyre të goditjes preventive.
Pra duke pretenduar në mënyrë të rrejshme ashtu si bënë me Irakun e Sirinë, e disa vende të tjera muslimane që i sulmuan edhe këtë rradhë po ngrejnë opinionin se Rusia do e sulmojë Europën, ndaj ne (Europa) dhe NATO duhet të fuqizohet.
Në kuadër të këtij fuqizimi kryesore është çështja e numrave, ndaj edhe është hedhur ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në mënyrë që pasi të rrisim kapacitetet, atëherë ta sulmojnë ne Rusinë para se ajo “ të na sulmoje” neve.
Dhe retorika e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe retorika më e fuqishme rusofobike vjen kryesisht nga vendet e Europës Lindore dhe Juglindore si dhe vetëm nga dy vende të Europës qëndrore, Franca dhe Gjermania.
Jo rastësisht nga këto të dyja, kjo pasi në krye të Francës është Makron dhe në krye të politikës së jashtme të Gjermanisë është Anabela Bearbock.
Të dy këta i përkasin dhe janë pjesëmarrës të Programit të Liderve të Rinj Global të Forumit Botëror Ekonomik. Program që manaxhohet nga Soros.
Ndërsa të gjitha vendet e tjera të Euopës Lindore dhe Juglindore janë totalisht nën kontrollin e organizatave të Xhorxh Soros, kryesisht nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur.
Jo rastësisht vetëm dy vende të Europës Lindore që nuk janë nën kontrollin e Xhorxh Soros, jo vetëm që nuk e kanë bërë tem diskutimi militarizimin, por edhe kundërshtojnë idenë e një lufte me Rusinë dhe hedhin poshtë përrallën se Rusia do sulmojë Europën.
Dhe këto dy vende janë Hungaria dhe Sllovakia të cilat udhëhiqen nga dy persona me pikëpamje nacionaliste.
Ju kujtohet pak më lart e kam shkruar se Soros shifte si rrezik kryesor dhe të vetëm, vetëm idetë nacionaliste, sepse ato nuk e lejojnë që të aplikojë idenë e tij të vjetër “ për të zvogëluar rrezikun e kufomave dhe të vrarëve për vendet e NATO-s” ( gjithnji bëhet fjalë për vendet origjinale) – shënim i imi.
Ndaj sot them me bindje të plotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të promovojmë dhe të mbështesim në Shqipëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pasi un nuk dua që fëmija im pas dy ose tre dekadave, atëherë kur ta shohi të arsyeshme Soros dhe pinjollët e tij të vritet për interesat e tyre.
Nuk e shoh aspak të arsyeshme futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pasi jo vetëm ai, por edhe ushtritë tona në vetvete tashmë, prej pothuajse dy dekadash nuk përfaqësojnë dhe nuk mbrojnë asnjë interes tonin kombëtar.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne