Kur fëmijët vdesin nga uria dhe bota hesht, një thirrje kundër pandjeshmërisë

Nga Ilir Musa Fetahu

Ne FB ka njerez qe postojne vetem 10% te te vertetave te tyre ,ka qe shkojne deri ne 50% ka deri ne 90% e une besoj se bej perpjekje te vazhdueshme qe kjo shifra e fundit te jete limiti im . Nuk kam asnje arsye qe te trembem nga pasojat e opinioneve te mija, madje as kur jo rralle gaboj sepse tek e fundit jane vetem opinionet e mia te pandikuara nga asgje e askush. Liria eshte gjeja me e vlefshme qe kemi pas shendetit. Bekuar qofte!
Nga njohjet per shkak te punes ose nga ato personale pergjithesisht nuk eshte shume I mire mendimi im per arabet e as per sllavet ne pergjithesi .
Nga njohjet personale eshte I mire opinioni im per turqit spanjollet portugezet italianet e Jugut .
Nga njohjet personale pergjithesisht eshte I mire opinioni per iranianet, sidomos ai per historine e tyre shume me te hershme .

Gjithmone I kam vleresuar hebrenjte por ka pasur dicka qe gjithmone me ka penguar ti dua ata edhe kur ata ishin pare e gjykuar gjeresisht si viktima te Holokaustit por jo vetem edhe te perndjekjeve qe pas kohes se Jezu Krishtit apo Xhudes vendosini ju emrin qe doni . Gjithmone hebrenjte kane qene njerez qe kane mbrojtur e mbeshtetur si pak te tjere rracen e tyre dhe I kane dhene prioritet mendjes krahasuar me forcen fizike . Njerez qe te mesuarit e kane pasur prioritet qe 2000 vjet me pare ndërkohë kur ne shqiptaret sa per te sjelle nje shembull kete prioritet ne menyre masive na e solli komunizmi vetem 70-80 vjet me pare . Gjithmone me ka mrekulluar numri disproporcional i madh I hebrenjve nobeliste .( Nga 965 fituesit individualë të Çmimit Nobel dhe Çmimit Nobel Memorial në Shkencat Ekonomike midis viteve 1901 dhe 2023,[1] të paktën 216 kanë qenë hebrenj ose njerëz me të paktën një prind hebre, duke përfaqësuar 22% të të gjithë fituesve. Hebrenjtë përbëjnë vetëm 0.2% të popullsisë së botës, që do të thotë se pjesa e tyre e fituesve është 110 herë më e madhe se përqindja e tyre në popullsinë e botës.)

Fakti qe ata Ishin bankiere, financiere, shkencetare, mjeshterit e medhenj te matrices se psikoanalizes kryesisht te zones gjermanike, zoteruesit e pothuajse te gjitha kompanive te medha te filmit kur nisi kjo industri e deri shume vone tregon se sa shume kane mberritur ata ne krahasim me te tjeret por kjo nuk na e heq neve te drejten e gjykimit mbi ta. Kur mbreti Ferdinand I Spanjes i perzuri hebrenjte sefardite nga Europa ne mesjete sulltani Bajazit (Veliu urti ) i pranoi me shume kenaqesi ne perandorine tij te madhe e madje eshte bere e famshme shprehja e tij ne ato kohe – une e dija mbret te mencur Ferdinandin e Aragones ,po si mund te jete i mencur nje njeri qe perze njerezit me te mencur dhe kulturuar nga vendi I tij. Dhe sulltani I mori ata ne Selanik e aty prane madje edhe i vendosi ata ne vendet drejtuese te finances se PO.

Opinioni I’m eshte se renia e komunizmit ne vitin 1990 krijoi shume probleme ne Israel sepse ne ate kohe ai u be atdheu I te gjithe hebrenjve te ardhur kryesisht nga vendet ish komuniste ( ne ato vende ata lane pas njeren nga pjellat e tyre me problematike – komunizmin). Keta hebrenj te ‘ rinj’ Jane ata qe Jane sot me te flaktet, edhe me shume ekstremiste sesa vete hebrenjte autokton (mes tyre edhe Netanjahu) u bene problemi I vertete i izraelit qe duket sikur ka rreshkitur drejt ekstremist . Israeli i moderuar I Ben Gurionit, Golda Meyerit,Jitzhak Rabinit dhe Simon Perezit dale ngadale u be Israeli problematik I Likudit te nje hebreu te shkare polak ekstremist qe mblodhi rreth vetes njerez si veten e me te cilet hodhi ne ere gjithcka te mire kishin ndertuar gjate shume viteve hebrenjte e mencur e tolerante qe permenda me siper , ne drejtim te krijimit te nje bashkjetese paqesore me arabet. Vertet hebrenjte kane qene ne ato troje 2000 vjet me pare por per shume e shume qindra vjecare nuk kane qene me aty , madje as 100 vjet me pare nuk kane qene ne ato toka te cilet hebrenjte i kane marre pas nje vendimi gjithashtu problematik te fuqive te medha ne kjo kohe kur pesha e hebrenjve ishte e madhe.

Nuk dua te gjej se kush e ka mire e kush e ka gabim ne kete ceshtje kaq te koklavitur e veshtire per tu zgjidhur por thjesht po dua te tregoj se kush eshte fajtor per krizen e Gazes e genicidin qe po kryejme hebrenjte aty. Kemi ardhur ne piken kur vriten femijet per hobi thote dikush qe quhet Yair Golan ish gjeneral major ne lirim dhe ne te njejten kohe lider i opozites se sotme ne Israel . Kur nje shtet shtet ,(nuk po flasim per nje group sipas meje terrorist si Hamas) le pa buke ,le pa uje ,nuk lejon te futen ndihmat vret, ben cdo gje qe te largoje ata mbi 2 milion njerez qe jane ne Gaza jemi ne kushtet e nje spastrimi etnik si si i Sllobos ndaj vellezerve tane ne Kosove madje me shume, jemi ne kushtet e nje genocidi shteteror.

Nje gje eshte e sigurt se Netanjahu eshte njeriu qe ka bere qe per Israelin te kete sot ne bote nje nivel pelqyeshmerie qe nuk shkon as tek 15%. Une kurre nuk mundem te harroj sesa shume bene disa hebrenj per Kosoven . Perulje deri ne toke per te gjithe ata mes te tjeresh Allbright , Hollbrook, Clark, Engel dhe Lantosh. Por ne kete konflikt atje ceshtja eshte shume e thjeshte. Te jesh I ndjeshem apo jo, njerezor apo jo, human apo jo. E ajo qe po ndodh eshte kriminale. Te jesh me Israelin mbase eshte edhe e leverdishme politikisht a ku di une por eshte sigurisht anti humane e cnjerezore . Te jesh me Israelin sot dmth qe , te vendosesh te jesh me ta edhe pasi ke pare nje femije qe mund te ishte I joti,te vdese nga etja ose uria i shtyre aty nga politika e dhunes dhe forces e shtetit ebre. E nese edhe pasi ke pare keto ti vazhdon te mbetesh ‘pragmatist’ e ‘ realist’ athere kjo ska vend ku te rrije, athere mik ti me dhimbsesh njesoj si Ata femijet e Gazes se paske nevoje urgjente ndihme per te shpetuar shpirtin. Te me thuash se je me Israelin , e me Netanjahun per interesin tone kombetar si komb shqiptar i bie te jesh atdhetar I mire por shpirt keq dhe cnjerezor. E te me falni por une nuk gjykoj askend nisur nga interesat personale se athere i bie qe problemi te jem une .

Tifizllek te mbare per Israelin, vec dijeni se perdite e birrni nga pak cdo gje njerezore qe keni brenda vetes dhe per mua kjo eshte cilesia me e rendesishme e cdo njeriu – te duash jeten tjetrin pa shikuar as fare pashaporten e tij e as interesin tend .
Dhe mos ma shtroni ceshtjen as me sensin fetar te historise. Absolutisht shikimi I’m nuk niset nga ajo ane.
Nese si une e shohin vetem naivet athere bekuar qofshin naivet se mbajne boten ne kembe ngaqe ka filluar na mbyt pandjeshmeria , cinizmi dhe pragmatizmi .
Bekuar qofte ky anglez shpirtbukur per mesimin qe na jep. Pandjeshmeria te vret ../gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne