Kurdët do të pendohen që i kanë besuar Uashingtonit

Kryetari i Iniciativës Kurde në Siri, Muhamed Oso tha: “Ishte një gabim i madh për kurdët që të parandalonin ushtrinë siriane nga hyrja në Afrin dhe marrja nën kontroll e institucioneve shtetërore.”

Kryetari i Iniciativës Kurde në Siri, Muhamed Oso tha se problemi i qeverisë amerikane nuk është të mbroj kurdët, por të zbuloj një forcë që do të qojë në ndërprerje luftën e qeverinë siriane me militantët dhe se kurdët do të pendohen që i kanë besuar Uashingtonit.

‘DYFTYRËSIA E AMERIKËS’

Duke folur për Sputnik, Oso tha: “Të gjithë e pamë dyftyrësinë e amerikanëve rreth situatës në Afrin. Ata i dhanë dritën e gjelbër operacionit të Turqisë që mund të nënkuptoj agresionin ndaj popullit sirian.”

‘RUSIA MUND TË NDALOHET’

Kryetari i Iniciativës Kurde i cili u shpreh se: “Kurdët në Afrin janë çdo herë e më të shqetësuar me vendimin e udhëheqjes kurde për të bashkëpunuar me amerikanët”, tha se: “Kjo luftë e Rusisë dhe agresioni i Turqisë mund të ndalohen përmes procesit Astana.”

‘NDIHMUAN DAMASKU DHE MOSKA’

Oso i cili rikujtoi se forcat kurde po vazhdojnë të luftojnë me grupet terroriste, se ushtria siriane i ka siguruar kurdëve armët e nevojshme për këtë luftë dhe se PYD ka hapur një zyrë përfaqësimi në Moskë, tha se: “Ishte një gabim i madh për kurdët që të parandalonin ushtrinë siriane nga hyrja në Afrin dhe marrja nën kontroll e institucioneve shtetërore”, dhe shtoi:

‘MUND T’I KISHTE MBROJTUR KURDËT’

“Ushtria siriane ka mundur të hyjë në të gjitha rajonet kurde dhe t’i mbrojë ata nga fatkeqësia.”

‘NË FAKT ANKARAJA PO SYNON TËRË SIRINË’

Oso i cili argumentoi se Ankaraja ka plane strategjike për pjesën veriore të Sirisë, se dëshiron të krijojë një territor nën kontrollin e vet, kështu që operacioni nuk ka të bëjë vetëm me kurdët, tha se: “Kjo mund të çojë në probleme të ardhshme midis Damaskut dhe Ankarasë në të ardhmen.”

Qeveria siriane e ka dënuar shumë herë operacionin ‘Dega e Ullirit’ i cili filloi me 20 janar dhe u ankua në OKB.

Pas negociatave të gjata midis udhëheqjes kurde në Sirinë Veriore dhe qeverisë së Damaskut, mund të arrihet vetëm një kompromis që milicia e lidhur me forcat qeveritare siriane të hyjë në Afrin.

Në operacionin TSK-ÖSO edhe milicët e qeverisë siriane gjithashtu patën dhjetëra humbje.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne