Kuvendi do të shqyrtojë heqjen e imunitetit të Berishës, opozita merr vendimin, njofton protestë të hënën

Opozita ka njoftuar se ditën e hënë do të nisë protestat, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

Ky vendim vjen në ditën që Kuvendi do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, në mënyrë që të ndryshohet masa e sigurisë, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.

Mësohet se protesta do të mbahet në orën 12:00, para Kryesisë së Kuvendit. Kujtojmë se deri më tani deputetët e opozitës kanë bllokuar zhvillimin e seancave plenare, ndërsa disa prej tyre kanë thënë se protestat do t’i nisin kur të “ezaurojnë aksionin e tyre në Parlament””./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne