LAJM I FUNDIT: Patriarkët dhe krerët e Kishave në Jerusalem kanë lëshuar një deklaratë ku refuzojnë sionizmin e krishterë dhe paralajmërojnë kundër “përfaqësimit” të paautorizuar të të krishterëve në Tokën e Shenjtë.

Kegham Balian

PATRIARKËT DHE KREUJT E KISHAVE NË JERUSALEM

NJË DEKLARATË NGA PATRIARKËT DHE KREUJT E KISHAVE NË JERUSALEM

MBI UNITETIN DHE PËRFAQËSIMIN E KOMUNITETEVE TË KRISHTERA

NË TOKËN E SHENJTË

17 janar 2026

Patriarkët dhe krerët e Kishave në Tokën e Shenjtë pohojnë para besimtarëve dhe para mbarë botës se tufa e Krishtit në këtë vend i është besuar Kishave Apostolike, të cilat kanë mbajtur shërbesën e tyre të shenjtë përgjatë shekujve me përkushtim të palëkundur. Veprimtari të fundit të ndërmarra nga individë lokalë që promovojnë ideologji të dëmshme, siç është sionizmi i krishterë, kanë mashtruar publikun, kanë mbjellë konfuzion dhe kanë dëmtuar unitetin e tufës sonë. Këto veprime kanë gjetur mbështetje te disa aktorë politikë në Izrael dhe më gjerë, të cilët kërkojnë të shtyjnë përpara një agjendë politike që mund të dëmtojë praninë e krishterë në Tokën e Shenjtë dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.

Shkrimi i Shenjtë na mëson se “ne, ndonëse shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili veç e veç jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit” (Romakëve 12:5). Të pretendosh autoritet jashtë bashkësisë së Kishës do të thotë të plagosësh unitetin e besimtarëve dhe të rëndosh misionin baritor që u është besuar kishave historike pikërisht në tokën ku Zoti ynë jetoi, mësoi, vuajti dhe u ringjall prej së vdekuri.

Patriarkët dhe krerët e Kishave shprehin gjithashtu shqetësim se këta individë janë pritur në nivele zyrtare, si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht. Veprime të tilla përbëjnë ndërhyrje në jetën e brendshme të kishave dhe shpërfillin përgjegjësinë baritore që u është besuar Patriarkëve dhe Krerëve të Kishave në Jerusalem.

Patriarkët dhe Krerët e Kishave në Jerusalem ritheksojnë se vetëm ata përfaqësojnë Kishat dhe tufën e tyre në çështjet që lidhen me jetën fetare, komunitare dhe baritore të krishterë në Tokën e Shenjtë.

Zoti, i cili është Bariu dhe Mbrojtësi i shpirtrave, dhëntë urtësi për mbrojtjen e popullit të Tij dhe ruajtjen e dëshmisë së Tij në këtë tokë të shenjtë.

— Patriarkët dhe Krerët e Kishave në Jerusalem

/X

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne