Gëzim Katuçi
Trump siguron se ka bërë gjënë e duhur. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po hapin rubinetin e rezervave të tyre strategjike të naftës, ndërsa lufta me Iranin vazhdon dhe çmimi i benzinës amerikane sillet rreth 4 dollarëve për gallon.
Pjesa komike do të ishte kjo: Uashingtoni i vë zjarrin Lindjes së Mesme, pastaj zbulon se nafta nevojitet edhe për të mbajtur ekonominë në funksion. Dhe kur çmimi rritet, zgjidhja gjeniale është të konsumosh rezervën e emergjencës. Është pak a shumë si një familje që i vë zjarrin kuzhinës dhe më pas, e kënaqur, feston sepse ka gjetur fikësen e zjarrit.
Vetëm se për ne shqiptaret nuk ka shumë për të qeshur sa laku ka shkuar në fyt.
Sepse nëse kriza energjetike vazhdon, fatura nuk do të mbetet në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të mbërrijë këtu në formën e karburanteve më të shtrenjta, transportit më të kushtueshëm, faturave nën presion, inflacionit dhe çmimeve që rriten sërish.
Dhe Europa, e cila ka pak energji të vetën dhe është shumë e dhënë pas përfshirjes në luftërat e të tjerëve, rrezikon edhe një herë të paraqitet përballë katastrofës me helmetën në kokë dhe portofolin hapur.
Skenarin tashmë e njohim: në Uashington marrin vendimet, në Bruksel duartrokasin, pastaj fatura u mbërrin familjeve dhe bizneseve europiane.
Perfekt.
Ne vetëm presim të kuptojmë se sa i fortë do të jetë shpërthimi i kesaj flluske të madhe financiare që do të dëgjohet edhe në këtë anë dhe në anën tjeter të Atlantikut.

















