Letër e hapur botuesit Karlo dhe gazetarit Arsen ose një përrallë shqiptare me terroristë iranianë

Nga GJERGJI THANASI

 Realisht u pataksa, kur lexova një shkrim të gazetarit me përvojë të gjatë Arsen Rusta për gjoja aktin e tmerrshëm terrorist, që do të ndodhte më 22 mars 2018 në mjediset e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Sinqerisht më duhet të lëvdoj publikisht fantazinë e zhvilluar të gazetarit Arsen, fantazi kjo e krahasueshme me fantazinë e personazhit Freeiherr Von Munchausen të shkrimtarit Rudolf Erich Raspe.

Më duhet të qortoj publikisht botuesin Karlo, që boton të tilla fantazi në një gazetë serioze si Shqiptarja.com, që të ngjashmet e tyre mund t’i botonte vetëm kryeredaktori Hans van Berk nëgazeta jo serioze si psh Der Angriff. Pasardhësi i sotëm aspak dinitoz i drejtorit digjitoz Miti Tona të kohës së diktaturës, zonjusha” Fu-Fu në kryeministri, është tepër larg standartit tëDr. Goebbels-it, i cili kurrsesi nuk lejonte të botoheshin nëgazeta serioze të regjimit nazist si psh. Volkischer Beobahterfantazira të tilla jo profesionale si kjo e gazetarit Arsen.

Në këtë letër të hapur do të hedh poshtë me fakte dhe argumentedisa prej fantazive më të guximshme në shkrimit e gazetarit Arsen. I lutem lexuesit, që para se të vazhdojë leximin, të klikojënë linkun e mëposhtëm, ku janë fakte, foto dhe dokumente, qëprovojnë përtej cdo dyshimi të arsyeshëm (katërcipërisht) pjellorinë e lartë të fantazisë së gazetarit Arsen. Linku: https://www.cna.al/2018/03/26/dy-terroristet-iraniane-aprofesionalizem-ulerites-apo-thjesht-false-flag-operation/

Në shkrimin me okelion ekskluzive botuar nga botuesi Karlo nëShqiptarja.com ndër të tjera ndesh edhe në “xhevahire” të tilla si:

1- Në fillim të shkrimit ndesh në frazën lapidare: “Dy gazetarë dhe një regjisor iranian të dëbuar nga Shqipëria nëmars të vitit 2018, të cilët u arrestuan teksa filmonin nëSelinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë…..” Në dy rrjeshta ka 3 pasaktësi (eufemizëm kjo për fjalën rrenë). E para: nuk kemi të bëjmë me 3 (tre) iranianë, por vetëm me 2 (dy) copë iranianë, përkatësisht: z. Seyed Mohammad Alavi Gonabadi dhe z. Firouz Baghernezhad Zenjanabi. Lus lexuesin të shikojë faksimilet e pasaportave të 2 iranianëve në linkun e mësipërm. E sfidoj gazetarin Arsen të kontrollë Passenger List të avionit të Kompanisë Turkish Airlines, me të cilëin erdhën dhe ikën nga Shqipëria 2 gazetarët iranianë. Në këto 2 lista nuk ka asnjë shtetas tëtretë iranian me inicialet M.A. E dyta: Nuk u arrestuan 2 gazetarët iranianë (Ku e keni i nderuar koleg faksimilen e  fletës së arrestit për 2 gazetarët?!?!?!?!?). Dy gazetarët iu nënshtruan procedurës së shoqërimit dhe asgjë më shumë. E treta: 2 gazetarët iranianë nuk u dëbuan nga Shqipëria! Ata udhëtuan për në Rinas me makinë private madje me vështirësi kapën avionin për shkak të vonesës, që iu krijua nga punonjësit e antiterrorit shqiptar. Dëbim i cuditshëm ky të udhëtosh me makinë private për në Rinas! Publikisht e lus gazetarin Arsen të publikojë faksimilen e urdhër-dëbimit me firmën e ministrit të brendshëm Xhafaj. Dëbimi i të huajve nga Shqipëria është tagër e ministrit tëbrendshëm apo jo?!?!?!??!
2- Citoj shkrimin e gazetarit Arsen: “I kamufluar si regjisor iraniani me inicialet S.G ka shpjeguar se komuniteti bektashinj në Shqipëri nuk kishte dijeni për këtë filmim ndërsa edhe në deklarimet e tij më pas vetë Baba Mondi ka konfirmuar që nuk kishte asnjë ftesë për këtë grup xhirimi apo lidhje me ta. Fatkeqësisht në këtë frazë kemi njëgënjeshtër flagrante ose të paktën një aprofesionalizëm ulëritës nga ana e gazetarit Arsen. I kujtoj lexuesit dhe gazetarit Arsen se në linkun e mësipërm është faksimilja e një shkrese zyrtare me firmën e Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe me vulën zyrtare të Kryegjyshatës. Shkresa është e datës 14. 3. 2018 me numër protokolli 189. Shkresa zyrtare është ftesë për 2 gazetarët iranianë për të marrëpjesë në eventet e Kryegjyshatës në data 20 dhe 22 mars.Carta canta z. Karlo, taksirat, se nuk kemi cfarë të bëjmë!Larg qoftë Baba Mondi ka hyrë në gjynah e ka gënjyer, se nuk i ka ftuar gazetaret iranianë!!!!!!
3- Citojmë në shkrim frazën: “Në dosjen e lexuar nga Report Tv rezulton se në kamerat dhe aparatet fotografikë të këtij grupi kishte pamje të institucioneve shqiptare, kampit të opozitës iraniane strehuar në Manzë të Durrësit, qendrave tregtare dhe disa selive fetare në vend, filmime të cilat janë asgjësuar. Fatkeqësisht nga kjo frazë kuptojmë se kemi tëbëjmë me një rrenë të madhe. Mbetet për tu parë, nëse gënjen gazetari Arsen, apo OPGJ-të dhe ish prokurori Beci kanë shkruar rrena në dosje, duke konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kur u bë shoqërimi i 2 gazetarëve iranianë, agjentët civilë të antiterrorit (jo gardistët) kërkuan të merrnin edhe kamerën dhe fotoaparatin/fotoaparatet e 2 gazetarëve. Iranianët u shpjeguan civilëve shqiptarë se kamera, canta e kamerës me disa aksesorë dhe një trekëmbësh si edhe të paktën njëfotoaparat janë në bagazhin e makinës së ambasadorit iranian. Civilët shqiptarë tentuan të violojnë makinën e ambasadorit iranian, por sekretari i Baba Mondit dhe shoferi i ambasadorit iranian refuzuan ta hapin bagazhin duke i paralajmëruar civilët shqiptarë se në rast violimi tëmakinës së ambasadorit do të përballeshin me pasojat e njëincidenti diplomatik (Konventa e Vienës e prillit 1961). Ky refuzim është i regjistruar më zë e figurë! Përsa i përket frazës: filmime të cilat janë asgjësuar, kuptohet, që ështërrenë, sepse civilët shqiptarë, që kryen shoqërimin e 2 gazetarëve iranianë, shtinë në dorë zero filmime. Nëse ish prokurori Beci ka shkruar vërtet një rrenë të tillë në dosje,ai autonatikisht ka konsumuar veprën penale, që mbulohet nga neni 301 i Kodit Penal përkatësisht veprime, qëpengojnë zbulimin e së vërtetës!
4- Citojmë shkrimin: “Hetimet kanë zbuluar se ky grup qëllimin real të vizitës së tij në Shqipëri ka pasur përgatitjen e terrenit për sulme terroriste dhe objektiv ka qenë eliminimi fizik i kreut të Bektashinjve Baba Mondi, dhe goditja e disa prej opozitarëve të MEK që janë strehuar në ShqipëriKëto fjali janë të denja për fantazinë e Agatha Kristit dhe rreptësisht të papranueshme për një shkrim serioz të shkruar nga një gazetar me përvojë. Pash Zotin, si e zbuloi ish prokurori Beci dhe OPGJ-të e tij se 2 gazetarët iranianë kishin qëllim të vrisnin BABA MONDIN?!?!?! Gjeti prova shkresore, përgjoi bisedat e tyre, i filmoi me armë në dorë duke u bërë gati të vrisnin shtetasin Edmond Brahimaj apo cfarë?!?!?!?!? Larg qoftë, mos kjo frazë nuk është në dosjen e prokurorisë, por shtesë e shkruar nga gazetari Arsen? Sigurisht unë më shumë besoj që të jetëprodhim i ish prokurorit Beci, i cili pasi u përdor për tëburgosur myslymanët e Shkodrës (ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael) dhe për të nakatosur këtë pacavuren-dosje për 2 gazetarët iranianë, u flak me vetting jashtë prokurrisëpak a shumë sic vepron klienti në bordello me kondomin, menjëherë pasi mbaron punë……/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne