Leter Hoxhes qe do mbaje me leke Edi Ramen per termetin

Bismilahi Rrahmani Rrahim.

nga Kliti Kote

Duke u nisur nga lajmi i bujshem dhe dalja publike e hoxhes legjendar krah per krah me kryeministrin Edi Rama ne date 27 nentor 2019, sot vendosa ta shkruaj edhe kete leter te dyte per hoxhen çudiberes te Shqiperise. Shpresoj qe kjo leter te lexohet dhe te konsiderohet sadopak nga hoxha i madh dhe babaxhan, qe po ‘shpeton te gjithe shqiptarine’ me zemergjeresine dhe humanizmin e shenjte qe e karakterizon.

Es-Selam Alejkum hoxhe efendi.

Te kerkoj edhe njehere ndjese qe po te pershendes ne arabisht sipas Kuranit. Ti si simboli i shqiptarise dhe gjuhes se shenjte shqipe qe je, besoj se nuk e pelqen versionin tim arab te pershendetjes.

Gjithesesi, siç edhe ti e ke pare, keto dite kane qene dite te veshtira per shqiptaret. Allahu na sprovoi duke na shkundur mire me termetet e tij. Mesa duket Allahu dhe natyra nuk jane te kenaqur me qeverine islamofobe dhe anti-Islame qe ka Shqiperia dhe ndoshta per kete arsye natyra po rebelohet kunder njerezve te pabese.

Per disa momente keto dite kam thene me vete ‘elhamdulilah’ qe te kemi ty o hoxhe çudiberes, qe na ndihmon dhe je shpetimi i te gjithe shqiptarise ne çdo cep te globit. Kjo ide dhe shprese mu forcua akoma me shume kur pasi kishte ndodhur katastrofa e madhe, pasi mediat publikonin fotot dhe videot tragjike, sakaq sikur nga qielli me re vershuan edhe postimet e tua te fuqishme te sponsorizuara ne facebook dhe instagram, te cilat nuk dinin te ndaleshin. Je i papare hoxhe shqiptaria! Sa here qe futesha ne facebook dhe instagram mbushesha me shprese dhe inspirim sepse me dilnin perpara postimet tuaja te sponsorizuara, ku duke perdorur fotot dhe momentet e frikshme tragjike, me dilje ti perpara sikur te ishe Jezu Krishti, dhe kerkoje para per humanizmin tend hyjnor qe nuk njeh kufij. Para, vetem para o hoxhe shqiptaria!

Gjithsesi me modestine time prej nje besimtari te ri qe jam, do te keshilloja qe ato para sponsorizimi, te cilat jane para lemoshe dhe bamiresie – qe nuk jane pak, per ne qe marrim vesh nga marketingu i internetit – t’i dhuroje per familjet e demtuara. Pra duke mos ja dhene Zuckerbergut por shqiptareve gjithe ato leke sponsorizimi do kishe bere sevap te madh. Ta them sinqerisht kete, sepse ti ke shume dritare mediatike ku mund te kerkosh para, ndaj te lutem mos e kthe ne biznes kete pune. Mos perdor lekun qe hidhet per fukarain per te paguar facebook-un, instagramin dhe oligarkun Irfan Hysenbelliu qe te rritet lavdia jote, o supermen i shqiptarise!

Mendoj se nuk eshte etike dhe ne fakt eshte nje gje shume e poshter qe te kerkosh para duke shpenzuar parate e lemoshes qe te tjeret i dhurojne per ti derguar te fukarenjte qe kane dhene gjak dhe tani flejne ne balte. Kjo eshte e papranueshme. Do te doja te te keshilloja qe fotot te cilat perdorje per keto reklama te sponsorizuara me para, te ishin me pak te frikshme dhe mos t’i perdorje aq shume ata njerez te mjere dhe ate katastrofe per te mbledhur leke me thase. Gjaku i njerezve nuk duhet perkthyer ne leke, dollare dhe euro o hoxha yne çudiberes!

Gjithsesi, kjo nuk ishte asgje perpara daljes tende triumfatore dhe pak si i trembur perkrah katolikut tone kryeminister Edi Rama dhe zarit shkurtabiq te tij Erion Braces. Dalja jote epike perkrah te madhit Edi Rama ku diku ne erresire dukej edhe dirigjenti yt, uriahipi Iliri ishte magjepese. Ishit nje katershe frymezuese! Nje katershe titanesh! Dukeshit si tre moskutjere sebashku me uriahipin Ilir qe rrinte ne hije. Ishte nje aleance nga ato qe frymezohet mbare njerezimi! Urime o Dartanjan!

Kur ju shihja bashke me syrin e nje muslimani, qe e do Islamin kaq shume dhe e adhuron Allahun me gjithe zemer, me humben totalisht fjalet dhe mbeta i shtangur. U meka! Me kapi nje emocionin te cilin une nuk e shpjegoj dot. Nuk e di çfare ndjen ti, çfare keni ndjere ju hoxhe çudiberes, por mua me erdhi per te vjelle. Teksa te shihja ty me mimiken tende fake – te cilen e ke bere rutine ne cdo dalje tenden publike – dhe nga ana tjeter perulesine servile dhe mbeshtetjen ndaj Edi Rames sikur te ishte Muhamedi a.s nuk po duroja dot me. Mu duke si Kuazimodoja i Katedrales se Parisit! Prandaj po ku guxoj qe po ta shkruaj kete leter te dyte.

Duhej shkruar kjo leter per shkak se ju hoxhe, pasi e braktiset doktorin me Shkelzenin dhe PD-ne me te cilet rrije para e pas kur Sali Berisha ishte ne pushtet, tani keni kthyer ane. Rrini me piktorin katolik dhe me citjane. Kur te pashe ate nate me Ilirin dhe Ramen ulerita dhe pyeta Allahun si nuk kishe pak turp, pak burreri, pak fytyre ndersa pranove te dalesh publikisht ne krah te nje prej udheheqesve me islamofobe dhe anti-shqiptar qe ka pasur ndonjehere shteti shqiptar. Krah atij qe ka arrestuar dhe burgosur me shume muslimane qe prej kohes se Koci Xoxes dhe Enver Hoxhes. A nuk e pate pak frike Allahun dhe ndergjegjen tende kur dole ne krah te atij qe arreston muslimanet kot, pa ndonje kundravajtje dhe prove, por vetem per t’i bere qejfin Izraelit si ne ndeshjen Shqiperi – Izrael 2016 dhe Amerikes? Krah nje njeriu qe muslimanet i diskriminon dhe ku muslimanet nuk jane te perfaqesuar askund. Krah nje njeriu i cili ka krijuar nje qeveri katoliko-evangjeliste dhe qe muslimanet i sheh si njerez te dores se dyte dhe si kontigjent krimi? Po per ata besimtare muslimane qe jane arrestuar kot, po per ata qe ky i rrahu dhe i burgosi kur erdhi Papa dhe Izraeli? Po per ata qe u ka shkaterruar familjet? A nuk te vrau pak ndergjegja? A nuk pate frike se mos te perpinte toka e Thumanes? Apo harrova une! Ti ne ate moment fluturoje me … se ishe ne krah te kryeministrit. Dmth nga nje hoxhe lagjeje dhe me pak shkolle, nga nje qese ndares ndihmash dhe nga nje hoxhe me spital, tanime ishe bere krahu i djathte i islamofobit Edi Rama! Bravo te qofte! Apo sikur Noli do thoshte:

Tradhëtar, ti na nxive, na le pa atdhe,

ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fè.

Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,

derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!

Ke bere gabim te madh hoxhe dhe ajo qe ke bere duke u shoqeruar me raciste te korruptuar dhe islamofobe nuk te falet kollaj. Nuk te falet sepse duke u shoqeruar me islamofobin Edi Rama, dole hapur dhe na e tregove qarte ne besimtareve naïve qe te kemi dhuruar leke se ne anen e kujt je. Se kujt ia çon leket tane! Duke u bere me Ramen, ke perlyer veten tende me gjynahet e tij. Ti tani po bashkepunon me njeriun qe i deklaronte Papes se Shqiperia nuk eshte vend musliman. Me njeriun qe per viziten e Papes hodhi miliona euro, ndersa Papa na dhuroi vetem 100 mije euro dje per termetin. Po mire qe dole me islamofobin Rama, por si nuk pate pak guxim or burre qe ta kundershtoje Ramen teksa e quajti natyren e Allahut te pabese. A e ke frike me Allahun ti, apo mos valle Mustafa Nano ka te drejte kur tallet me ty dhe thote qe ti qan fallco ne videot e tua dhe ne fakt je nje hipokrit?

O hoxhe ndihmashperndares dhe spital-beres!

– Pse nuk e mbrojte natyren e Allahut teksa Rama e quante te pabese ?

– Pse rrije si lepur dhe i ‘ferkoje’ krahet nje islamofobi te tille dhe nuk i ngjaje pak hoxhe Xhaf Shkodres dhe Sabri Kocit per burrerine e tyre?

-Pse nuk kishe guximin ta ftoje publikisht Edi Ramen ne Islam, por rrije si servil perpara nje diktatori, racisti dhe islamofobi?

-Si do t’i ndihmosh ti njerezit e rrenuar nga termeti, kur vellezerit e tu musliman dhe familjet e tyre i ke harruar? Leket qe do mbledhesh nga njerezit e sinqerte kujt do t’ia japesh ti administroj? Katolikut Tan Shkreli qe nxiti shkaterrimin e Kishes se Dhermiut dhe donte te kthente ne Kishe Xhamine e Fatihut ne Shkoder apo Arben Ahmetajt me zarat e tij?

Me vjen shume keq qe jeni degraduar ne kete gjendje o hoxhe çudiberes qe mbledh leke, leke dhe vetem leke. Ne dikur kemi mesuar Islam nga ligjeratat tuaja ne YouTube, ndersa sot po mesojme si krefet dhe qethet leku ne menyra nga me te ndyrat. Nuk arrij ta kuptoj sesi bashkepunon dhe mbledh para me Ilirin ne kohen e te cilit u arrestuan dhe burgosen dhjetra muslimane dhe u bene me dosje qindra te tjere.

Per ata qe i dine gjerat mire, a e kupton se ku ke shkuar? A e kupton se ne shoqerine e kujt je?

 

O hoxhe çudiberes dhe lekemadh!

Si nje besimtar i thjeshte une te keshilloj qe t’i kthehesh Islamit dhe xhamise pasi ke shume pune per te bere me muslimanet. Une vertete po ta shkruaj kete leter, ama pas kesaj letre pres kercenime me jete, siç me ndodhi pas publikimit te letres se pare ku disa dashamire te tu me kane share, kercenuar e ofenduar. Kercenimet qe me erdhen me deshperuan dhe thashe me vete – ky i jep mend dynjase ndersa ndjekesit e tij jane ordinere.

Nese nuk je dakort me mua hajde dhe debatojme, ama te lutem – mbaji ata qe me kercenojne ne facebook dhe ne privat. Keshilloji e mesoji qe Islami eshte fe e paqes. Besoj qe per ty eshte e mire qe sa me pare te kthehesh ne xhami e t’i mesosh ndjekesve te tu kulturen e tolerances dhe debatit konstruktiv, sepse kjo e kercenimeve nuk eshte rruga e Islamit dhe profetit a.s.

Une keto fjale po t’i shkruaj per hir te Allahut, sepse e dua Islamin, perkunder teje qe koheve te fundit duket sikur ke bere nje tallava mes shqiptarise dhe parase.

Te keshilloj sinqerisht qe te jesh krenar qe je musliman dhe ti kthehesh Islamit te teresishem. Do ishte mire qe ne vend se te kerkoje leke per reklama, t’i mesoje njerezve sesi te luteshin dhe sesi te perqafonin Islamin ne keto dite te veshtira. Edhe kur kerkon para do ishte mire qe si hoxhe qe je, t’i mesosh Kuran dhe te shpjegosh se çfare eshte termeti ne aspektin Islam. Misioni i nje hoxhe nuk eshte pasurimi, lypja e parave, ndertimi i pallateve, spitaleve personale dhe bashkepunimi me qeverite islamofobe. Misioni i hoxhes eshte mesuesi i Islamit, pra shperndaresi i fjales se Allahut.

Kurre mos thuaj kurre! Ktheju Islamit te teresishem sepse kjo eshte me e mira per ty.

Ma be hallall per keshillen! Por ne Kurani na meson qe ta themi te verteten hapur edhe kur ajo eshte kunder nesh!

Inshallah ky shkrim te ben te mendosh dhe reflektosh! Dhe here tjeter kur te dalesh me Ramen dhe kompani te sugjeroj te lavderosh dhe permendesh Allahun dhe jo hajdutet dhe banditet qe sundojne Shqiperine sot dhe mos te behesh sikur hoxhet e kohes se Hasan Zyko Kamberit te cilet per para shisnin edhe familjen e tyre:

Kadiu, t’i rrëfesh paranë,

ters e vërtit sherihanë,

për para ç’e shet t’anë,

ia di kimenë parasë.

Inshallah nuk behesh i ketille!

Es-selamu aleikum ue rahmetullah.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne