Nga Behar Kaceli
Ish-zyrtari i Pentagonit, Michael Rubin, në një shkrim të botuar pas fillimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, tha se ky konflikt mund të shërbejë si provë për një luftë të mundshme midis Turqisë dhe Izraelit .
Në artikullin e tij ai ka nënvizuar disa pika tepër të rëndësishme që sipas tij ShBA duhet ti marrë në konsideratë.
Krahasimi i Turqisë me regjimin iranian
Rubin, në artikullin e botuar në National Security Journal, akuzoi Turqinë dhe presidentin Erdoğan se po ndjekin rrugën e regjimit iranian. Sipas tij, Turqia mbështet dhe financon terrorizmin, ndërsa retorika antiizraelite krijon paralelizma shqetësuese. Ai konsideroi se perëndimi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj këtij zhvillimi .
Pakënaqësi për industrinë e mbrojtjes turke
Rubin theksoi se Turqia ka bërë përparim të madh në industrinë e saj të mbrojtjes, ndërsa Erdoğan është krenar për sektorin kombëtar të armatimit.
Pakënaqësi për centralin bërthamor “Akkuyu”
Ai kritikoi ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu në Mersin, duke thënë se mund të fshehë një program bërthamor, ashtu si rastet e Iranit në të kaluarën .
Akuzat për terrorizëm
Rubin e akuzoi Turqinë për financim të organizatave terroriste si Hamas dhe Hizbullah, duke thënë se territori turk është përdorur si strehë sigurie dhe platformë operacionale për sulme ndaj Izraelit .
Ai sugjeroi se rraketat që tashmë godasin Teheranin dhe TelAvivin, një ditë mund të drejtohen edhe ndaj qyteteve turke si Stambolli dhe Ankaraja. Rubin ngriti pyetjen se NATO mund të veprojë nëse Turqia përdoret si bazë ushtarake për sulme ndaj Izraelit, duke shprehur se aleanca mund të konsiderojë Turqinë “komplikim” për të.
Rubin përfundon se edhe pse shpreson që nuk do të ndodhë, duhet të përballemi me faktin e mundshëm të një lufte Turqi–Izrael, e cila do të ishte “shumë më shkatërruese” se lufta midis Izraelit dhe Iranit. Ai sugjeron që duhet, të zbatohet presioni maksimal dhe sanksione për të larguar Turqinë nga kjo rrugë ./gazetaimpakt