Luftëtarët palestinezë kapin gjeneral-majorin izraelit Nimrod Aloni

Luftëtarët palestinezë kanë kapur shumë baza ushtarake izraelite që nga fillimi i operacionit “Permbytja Al-Aksa” të Hamasit.

Luftëtarët e Hamasit raportohet se kapën gjeneralmajorin izraelit Nimrod Aloni së bashku me forcat e tjera ushtarake izraelite në mes të një operacioni në shkallë të gjerë që besohet të jetë më i madhi në një dekadë.

Radioja ushtarake izraelite tha se luftëtarët palestinezë janë “infiltruar” në krahun Izraelit nga Gaza dhe kanë pushtuar bazat ushtarake, ndërsa fotot dhe videot u bënë virale në internet që tregonin luftëtarët e Hamasit brenda në automjetet Izraelite dhe të tjerë që lëviznin me paraglion në territorin izraelit.

Ka qarkulluar një foto ku shihet gjeneralmajori izraelit i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra teksa po tërhiqej zvarrë nga luftëtarët palestinezë.

Hamasi, një grup i armatosur palestinez, nisi të shtunën një operacion në shkallë të gjerë, të quajtur operacioni “Përmbytja Al-Aksa” kundër Izraelit.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir shpalli gjendjen e jashtëzakonshme civile në të gjithë Izraelin, ndërsa luftimet vazhdojnë pas njoftimit nga Hamasi i operacionit “Përmbytja Al-Aksa”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është në një “luftë” dhe “do të fitojë”. Ai tha në një video të shpërndarë në X, i njohur më parë si Twitter se: “Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka njohur kurrë”. /GazetaImpakt/ Albawaba 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne