Macron i “shqetësuar” për situatën e kishës katolike në Gaza e cila ishte objektiv i sulmit izraelit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka “shqetësim të thellë” nga situata “dramatike” e kishës katolike në Gaza e cila ishte objektiv i sulmeve të Izraelit. Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryepeshkopin latin të Kudsit, Pierbattista Pizzaballa përpara Krishtlindjeve.

Në bisedë, Macron i shprehu ngushëllime kryepeshkopit Pizzaballa për 2 të krishterët që humbën jetën në sulmin që ushtarët izraelitë kryen më 16 dhjetor ndaj kishës katolike të familjes së shenjtë në Gaza.

Macron shprehu “shqetësimet e tij të thella” përballë “situatës dramatike” në kishën katolike të familjes së shenjtë, e cila ishte objektiv i sulmeve izraelite në Gaza dhe në të cilën u “strehuan qindra civilë nga të gjitha besimet”.

Duke shprehur angazhimin e tij lidhur me “përgjegjësinë dhe rolin” për mbrojtjen e komuniteteve të krishtera që Franca kryen përmes Konsullatës së Përgjithshme në Kuds, Macron tha se kjo përgjegjësi, të cilën ai e cilësoi si “trashëgimi historike”, do të merret përsipër “plotësisht” përballë “rreziqeve aktuale” me të cilat përballen komunitetet e krishtera./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne